TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 12:08

Komisionet parlamentare, Rama "zhduk" Erion Braçen

Shkruar nga Pamfleti
Komisionet parlamentare, Rama "zhduk" Erion Braçen
Edi Rama

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentuar të PS, ka formuar komisionet parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga përcaktimi i emrave që do të drejtojnë komisonet bie në sy afrimi largimi i Erion Braçes dhe mënjanimi i Fatmir Xhafajt.

Socialisti Erion Braçe, i cili vazhdimisht ka drejtuar komisione parlamentare, është lënë pa asnjë post. 

Ndërsa Fatmir Xhafaj do të jetë në krye të Komisionit të ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Ulsi Manja, i cili deri më tani ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, do të drejtojë Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë Ushqimin dhe Zhvillimin Rural.

Milva Ekonomi do të drejtojë Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Bledi Cuçi, do të drejtojë Komisionin e Sigurisë.

Anila Denaj, e cila deri më tani ka drejtuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të drejtojë Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Sakaq, Damian Gjiknuri do të drejtojë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ndërsa Arbjan Mazniku atë të Reformës Territoriale.

 

edi rama

Lini një Përgjigje