Politike 1 Shtator 2023, 14:54

Negociatat e fshehta Berisha-Bardhi dhe si po tentohet të nxirret jashtë loje Lulzim Basha

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat e fshehta Berisha-Bardhi dhe si po tentohet të nxirret
Basha, Berisha, Bardhi

Skenari është që Basha të dalë jashtë loje. Bardhi është kthyer në armik të tij dhe ashtu sikundër flitej, ka vendosur të kalojë në krahun e Berishës...

Sali Berisha dhe Gazmet Bardhi po shkojnë drejt një pazari mes tyre, për të dalë me një grup të vetëm parlamentar.

Të hënën Kuvendi do të nisë punimet, teksa mësohet se gjatë javës së fundit ka pasur biseda dhe negociatat mes ish-kryeministrit dhe Sekretarit të PD. Mësohet se ka pasur biseda telefonike dhe negociatorë mes tyre dhe plani është që Bardhi dhe ata pak deputetë pas tij, të bashkohen me Berishën dhe të krijojnë një grup të përbashkët parlamentar. Aktualisht grupin zyrtar e drejton Bardhi dhe plani është që gjithë të përjashtuarit të rikthen dhe të dalin me një grup më të gjerë.

Kjo u pranuar sot edhe nga Berisha, i cili tha se është i gatshëm për një skenar të tillë.

E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi. Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve”, tha ai.

Por çfarë fshihet pas këtyre negociatave? Skenari është që Basha të dalë jashtë loje. Bardhi është kthyer në armik të tij dhe ashtu sikundër flitej, ka vendosur të kalojë në krahun e Berishës.

Basha nesër mbledh Kuvendin Kombëtar dhe aty pritet të merren vendime për të ristrukturuar partinë, ku me gjasë Gazmet Bardhi do të shkarkohet si sekretar dhe po ashtu do vendoset një kryetar grupi i ri.

Por, pas largimit të Alibeajt, vulën e PD e ka marrë Bardhi. Duke qenë se Berisha mban selinë dhe Bardhi vulën, bashkimi i tyre duket se e nxjerr jashtë loje Bashën.

Ky i fundit njihet nga gjykata, por pa vulë dhe seli, lufta do jetë më e fortë. Po ashtu do ketë dhe një përplasje në Kuvend se kush grup parlamentar do njihet si grupi demokrat.

Me shumë mundësi do të ketë një përballje e re gjyqësore. Ndryshimet statutore që do miratojë Kuvendi i Bashës nesër do të shkojnë në gjykatë. Dhe nëse kjo e fundit i miraton, atëherë Basha legjitimohet kryetar dhe po ashtu hapet rruga për shkarkimin e kritikëve të tij. Por Bardhi me Berishën nuk e njohin dhe nuk e lëshojnë vulën. Me pak fjalë, sesioni iri parlamentar do jetë një betejë e fortë brenda kampit demokrat. /Pamfleti

basha berisha bardhi