TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:53

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, miratimi në kohë rekord i programit të Ramës, opozita ironizon mazhorancën

Shkruar nga Pamfleti
“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, miratimi në kohë
Sherri në Kuvend

Ditën e sotme seanca parlamentare është shoqëruar me debate e tensione dhe deri te hedhja e shisheve të ujit ndaj kryeministrit Edi Rama.

E parashikuar të ishte maratonë, zgjati vetëm 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan që kryeministri Rama të prezantonte programin.

Pas miratimit me 82 vota të programit qeverisës dhe kabinetit të ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, tensionet në sallën e Kuvendit u përshkallëzuan. Opozita reagoi me ironi, duke përdorur slogane të epokës komuniste për të sulmuar mënyrën se si mazhoranca po e drejton vendin.

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ishte thirrja ironike që u dëgjua në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës protestuan për mënyrën e miratimit pa debat të programit dhe kabinetit të ri.

Për të shprehur revoltën, deputetët opozitarë hodhën rregulloren e Kuvendit drejt foltores dhe drejt vendeve ku ishin të ulur ministrat dhe kryeministri Edi Rama.

 

parti enver jemi gati kurdoherë rama kuvend

Lini një Përgjigje