TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 18:02

Rama-Berisha nuk shqiten nga mediat, pas kryeministrit edhe “non grata” njofton se ka hapur “podcast”

Shkruar nga Pamfleti

Rama-Berisha nuk shqiten nga mediat, pas kryeministrit edhe “non

Nuk kanë fund perlat politike në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk mjaftojnë që çdo ditë dalin tre apo katër herë në çdo televizion, por tani duan të zaptojnë edhe radiot dhe rrjetet sociale.

Rama njoftoi sot se do të ketë një podcast online, ku do të ketë të ftuar dhe debate. Por pas disa orësh Sali Berisha duket se ka bërë të njëtën gjë. Madhe ai sfidon Ramën se e ka pasur si projekt para tij.

Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.

Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.

Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani  publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.

Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time”, shkruan Berisha.

Pra duket se çdo ditë Rama e Berisha do i “mbijnë” kudo, duke shkelur çdo lloj norme politike”, shkruan Berisha.

 

berisha rama potcast

Lini një Përgjigje