Ilir Alimehmeti, i cili kryesonte listën e Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin Bashkë Fitojmë ka komentuar disfatën në zgjedhjet e 14 majit. Sa i takon rezultatit dëshpërues, Alimehmeti tha se ishin në një luftë të pabarabartë.
“Ishim në një luftë të pabarabartë, çdo lloj armë joligjore u përdor ndaj nesh, na u hiqte koha televizive, fondet, kishim vështirësinë në regjistrime, u hoqën komisionerët, numëruesit. Këto bëjnë një lloj fryme në njerëz që kjo histori ka marrë fund pse të votojmë”, tha ai.
Alimehmeti tha se tashmë iu duhet një riformatim i partisë dhe një hapje drejt gjeneratave të reja.
“Ne na duhet një ristartim i madh i fuqisë tonë politike që ta na çojë drejt suksesit. Ne na duhet një riformatim. Sado e dhimbshme të jetë për ca njerëz, ne duhet të shohim sa herë kemi qenë të suksesshëm, e me radhë. Si duhet të ristartojmë? E duhet ta nisim duke dëgjuar njerëzit. Duhet të ngremë kapacitetet tona
Patjetër që ka ndikuar përçarja. Që bashkimi duhet të ndodhë, që hapja e partisë me mekanizma, futja e figurave brenda saj, duhet të bëhet shumë e qartë në mënyrë që riformatimi të vijë natyral dhe spontan aty ku e kërkojnë njerëzit. Duhet të shkojmë drejt asaj që quhet gjeneratë e re”, u shpreh Alimehmeti.
Ilir Alihmehmeti do të jetë anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë. Kujtojmë që Bashkë Fitojmë mori një rezultat drastik në zgjedhjet e 14 majit, ku arriti të fitojë vetëm 7 bashki.
Lini një Përgjigje