
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi sherrin e sotëm me përfaqësuesin e KAS, Ilir Rusmali, gjatë rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”. Sipas tij, KAS në vend të rinumërojë votat, thjesht luan cirkun e rradhës, një teatër për të thënë se këtu kanë vjedhur të gjithë.
“Ne nuk jemi vetëm përballë procesi të deformuar, skeme të mirëorganizuar, që u vodhën në fushatë dhe gjatë numërimit, por edhe në KAS.
Kushdo të vjedhë brenda apo jashtë llojit, unë personalisht dhe ka edhe shumë të tjerë, që nuk duan që vota të vidhet, Shqipëria të identifikohet që nuk bën proces zgjedhor të ndershëm.
Ajo që ndodhi, unë kisha ditë që kisha vënë re që për vlerësimin e votave. Unë kam kërkuar rinumërim për të vendosur drejtësi, për të vlerësuar çdo votë. Kam paraqitur prova në KAS të pakontestueshme, me video, se si tjetërsohen votat.
Për të vendosur drejtësinë. Çfarë ndodh? KAS në vend të rinumërojë votat, ajo thjesht luajnë cirkun e rradhës, një teatër për të thënë se këtu kanë vjedhur të gjithë. Mua më hiqeshin vota dhe i analizoja pamjet, shikoja që votat që hiqeshin ishin të vlefshme. Sot e kap që, kryqi ishte në kuadratin tim dhe vija ka kaluar pak më sipër. I them është votë e vlefshme, ka shprehur vullnetin qytetari. Kap edhe vota të njëjta për PS, që kishte kaluar vija për disa kandidatë në të njëjtën skemë. U them komisionerëve, që nuk kam gjë me ta, por kur e kontestova, të njëjtin standard… Kërkova të mbahej i njëjti standard.
Unë nuk hyj deputet. Sado vota të marr unë nuk hyj në Parlament, por kam misionin tim personal që të bëj sa të mundem, që të ndikoj që në zgjedhjet e ardhshme të mos vidhet vota. Çfarë do t’u thuash njerëzve pas 12 viteve?
Sot isha në Komisionin e Sigurisë, kanë miratuar strategjinë kombëtare, për dezinformimin, gjoja për ndikim e të huajve në Shqipëri, por bëhet për median online. I kam thënë me këtë i vutë fundin”- tha deputeti Asllan Dogjani.
Lini një Përgjigje