TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 07:10

Plagosja e trupave të KFOR në veri të Kosovës, Spahiu: Nëse bie flamuri në Sveçan, bie edhe në Prishtinë!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e trupave të KFOR në veri të Kosovës, Spahiu:

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan ditën e djeshme, pasi protestuesit serbë u përplasën me trupat e KFOR-it për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë.

Politologu Nexhmedin Spahiu thotë se rënia e flamurit në komunat në veri të Kosovës do të sjellë edhe rënien në Prishtinë.

‘Plagosje të shumta të ushtarëve të KFOR-it. Trupat e KFOR-it të plagosur janë italianë, hungarezë etj. Nëse Kosova mban një situatë të tillë, nëse flamuri i Kosovës mban një situatë të tillë, i cili është ngritur për herë të parë. Në këto 4 komuna vazhdon që të jetë flamuri i Kosovës. Rënia e flamurit do të thotë rënie e Kosovës,. Nëse bie flamuri në Zveçan, do të bjerë edhe në Prishtinë.  Nëse do ta merrnim si një ndeshje futbolli, Kosova është në avantazh, por loja nuk ka përfunduar. Veriu i Kosovës është shumë i rëndësishëm.’- u shpreh Spahiu.

NATO gjithashtu ka dënuar sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e ushtarëve.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, deklaroi se sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe se dhuna duhet të ndalet menjëherë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt”, tha ajo.

 

plagosja e trupave të kfor kosovë

Lini një Përgjigje