TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2026, 14:16

Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për të atin, reagon djali i Hashim Thaçit

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për të atin, reagon
Entrit Thaçi

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë një thirrje publike për marshim në Prishtinë, në një moment kur në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka shpërndarë një poster ku ftohen qytetarët të marrin pjesë në marshin e paralajmëruar për datën 17 shkurt, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. Në poster shfaqet mbishkrimi “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me sloganin “Liria ka emër” dhe simbolin e UÇK-së.

Thirrja për marshim bëhet në një kohë kur Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ka paraqitur kërkesën për dënime prej 45 vjetësh burg për secilin nga ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit të shpërndarë, marshimi synon të shprehë kundërshtimin ndaj asaj që organizatorët e konsiderojnë politizim të procesit gjyqësor dhe të kërkojë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Zgjedhja e datës përkon me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Marshi i paralajmëruar pritet të zhvillohet në një moment kyç për procesin në Hagë dhe në një ditë me rëndësi të veçantë simbolike për Kosovën, ndërsa mbetet për t’u parë shkalla e pjesëmarrjes dhe reagimet institucionale ndaj kësaj thirrjeje.

 

45 vite burg për hashim thaçin reagon djali i hashim thaçit

Lini një Përgjigje