Kosova24 Shtator 2023, 13:59

Vrasja e policit në Veri, reagon BE: Autorët të dalin para drejtësisë, persona të tjerë rrezikojnë të vriten në Manastir

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e policit në Veri, reagon BE: Autorët të dalin para

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës, ndërsa të plagosur mbetën dy të tjerë.

Borrell shkruan se BE dënon ashpër sulmin e tmerrshëm, ndërsa kërkon që autorët të vihen para drejtësisë. Më tej, shefi i diplomacisë së BE shkruan se më shumë jetë njerëzish janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës.

"Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.", shkruan Borrell.

 

polic veri be