TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Korrik 2025, 16:13

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe Arbenitës: Të vras

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe

Reperi i njohur Fero është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tre veprave penale. Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit për dhunë, ngacmim dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës. Sipas aktakuzës, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij.

“Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmijen, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Përveç dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj Arbenites. Fero në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike. Ai e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”.

“Ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Lidhja bashkëshortore mes Feros dhe Arbenitës përfundoi shtator të vitit 2024. Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe

Dhunë psikologjike dhe fizike, publikohen mesazhet e Feros dhe

Lini një Përgjigje