
Deklaratat e bëra më parë nga babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, për banorin e Big Brother VIP, Miri, kanë rikthyer diskutimet në studio televizive. Ai ishte shprehur se nuk është bërë aspak pishman për komentet që kishte dhënë më parë në “Shqipëria Live”.
Pas këtyre komenteve ka reaguar edhe miku i Mirit, Roland Hysi, i cili theksoi se “familjarët duhet të qëndrojnë jashtë lojës” dhe se debatet mes banorëve nuk duhet të shoqërohen me sulme të vazhdueshme nga jashtë.
Ndërkohë, në një lidhje direkte në “Shqipëria Live”, Landi nga grupi West Side Family u shpreh:
“Miri ka dalë nga krevati. Po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. Po bëhen tre Big Brother në këtë Big Brother. Miri është në rrugë të vetë, në lojën e vetë. Po sulmohet për gjëra të përsëritura. Asnjë komunikim me familjen e Selin. Nuk do i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens.”
Ai shtoi:
“Ajo që mua më bëri shumë të lumtur, ishte fakti që Miri doli i pari në quiz. E kisha kërkuar dhe e kisha pritur si Land… E dija që Miri është një djalë me shumë botë. Ne kemi një filozofi, nuk jemi ‘kap ça të kapësh’. Nuk themi ‘Jemi më të mirët’, nuk duam vëmendje kot, jemi shumë të përulur, por sulmeve do i shmangemi në maksimum.”
Landi përfundoi duke theksuar rëndësinë që familjarët të qëndrojnë jashtë lojës:
“Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së West Side. Deklarata e djeshme e babait të Selin? Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk vlen. Miri është i shkëputur nga kjo situatë… Miri po sulmohet rregullisht, brenda edhe jashtë. Shyqyr po i jepet mundësia të gjithëve të tregojnë veten.”, tha ndër të tjera Landi.
Lini një Përgjigje