
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë Shqipe Hysenaj për të folur rreth ngjarjeve më të komentuara që kanë ndodhur së fundmi, e një ndër to siç është edhe Reality Show më i famshëm Big Brother Vip.
Shqipja ka bërë komente për secilin nga banorët e BBVIP ja si është shprehur ajo…
"Kasti që ka zgjedhur produksioni i Big-ut mua më kanë pëlqyer që në fillim të them të drejtën. Ndonjëherë janë pak të stepur dhe nuk e kuptoj pse por mendoj se kanë shumë për të dhënë.", tha ajo.
Ka ndonjë lojtar të preferuar Shqipja?
"Në fillim kam disa të preferuar Selin, Brikena. Mateo mund të jetë djalë i mirë por nuk më pëlqen kjo marrëdhënia që ka me Brikenën më duket ‘fake’ më stabël më duket marrëdhënia e Selin me Gimbos ose këtë nuhas unë, mbase mund të jem edhe gabim. Më pëlqen Selin, Rogerti po të mos kishte këtë gjuhën vulgare krijon dinamika. E ka zbehur pak këtë lojën e Mirit, por unë edhe pse e sulmoj duhet ta them Miri e nisi gjithë lojën në atë shtëpi. E nisi me Selin është lojë e gabuar as mua nuk më ka pëlqyer loja e tyre. Jam e sigurt që Selin nuk ka pasur ndjenja kurse nga Miri ka pasur një pëlqim nga ana e tij.", u shpreh ajo. /TAR
Lini një Përgjigje