TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Mars 2026, 19:54

"Ti s’ke të drejtë t’i kërkosh llogari askujt"/ Familjarët e Juelës përplasen me Aulona Mustën

Shkruar nga Pamfleti

"Ti s’ke të drejtë t’i kërkosh llogari

Debati me ofendime të rënda mes Juelës, Gretës dhe Selinës mbajti peshën kryesore e spektaklit të djeshëm “Big Brother VIP”.

Ndonëse Greta u përjashtua për fjalorin e rëndë, situate ka shkaktuar reagime të forta edhe jashtë shtëpisë, duke përfshirë gazetaren Aulona Musta në një përplasje të drejtpërdrejtë me familjarët e Juelës.

Familjarët e Juelës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, kanë akuzuar Aulonën si të anashme, duke theksuar se ajo është mbështetëse e Selinës dhe Gretës që nga fillimi dhe nuk ka reaguar për fjalët ofenduese më parë, ndaj “nuk ka të drejtë të reagojë tani”.

Aulona Musta nuk ka qëndruar në heshtje dhe u është përgjigjur me një status të gjatë dhe të ashpër në Instastory.

Ndonëse ajo dënoi ashpër gjuhën e përdorur nga vajzat ndaj Juelës (duke e quajtur “të shëmtuar dhe banale sa më s’ka”), Aulona theksoi se vetë Juela ka “humbur të drejtën” për t’u ankuar, për shkak të aleancës së saj me Rogertin.

“Po ti je ortake e Rogertit o Juela!!! Ti shikon si idhullin tënd Rogertin! Ke zgjedhur partner në lojë Rogertin që ka thënë gjërat më të ndyra për vajzat dhe djemtë aty!!! Ti s’ke të drejtë t’i kërkosh llogari askujt përsa kohë përkreg, mbështet dhe duartroket gjuhën dhe lojën e Rogertit” – ka shkruar Musta e revoltuar.

"Ti s’ke të drejtë t’i kërkosh llogari

Për ta bërë situatën edhe më ironike, Aulona ka postuar një tjetër Instastory gjatë Prime-it, ku ka fotografuar ekranin ndërkohë që flitej për afrimitetin e madh mes Juelës dhe Rogertit.

Pasi Miri u pyet në spektakël nëse kjo dyshe po përpiqet të “kopjojë” dhe të zërë vendin e tij dhe të Selinës në shtëpi, Aulona e ka mbështetur këtë ide me një përshkrim epik:

“Selin dhe Miri from Temu”- duke i cilësuar ata si një jo origjinal të dyshes tjetër.

"Ti s’ke të drejtë t’i kërkosh llogari

Kjo përplasje tregon se debati mes kampeve në shtëpi është zhvendosur fuqishëm edhe jashtë, duke prekur fansat dhe personazhet publikë.

familjarët e juelës aulona musta

Lini një Përgjigje