TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2026, 16:56

“100 ndeshje me kombëtaren, moment i jashtëzakonshëm për mua”; Elseid Hysaj optimistë ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë

Shkruar nga Pamfleti
“100 ndeshje me kombëtaren, moment i jashtëzakonshëm
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Luksemburgut. Mbrojtësi kuqezi, i cili mund të regjistrojë paraqitjen e tij të 100-të me Kombëtaren, theksoi se futbolli modern nuk njeh më kundërshtarë të lehtë dhe kërkoi përqendrim maksimal nga skuadra.

Sipas Hysajt, stafi teknik ka analizuar me kujdes kundërshtarin dhe gabimet e evidentuara në ndeshjen e fundit, me synimin për të përmirësuar aspektet që nuk funksionuan.

Kundërshtari i lehtë në letër, por që na ka hapur probleme. A do të jemi agresivë nesër?

Ka shumë kohë që nuk ka skuadra të lehta, edhe pse mbase nuk kanë emra. Kemi punuar më shumë me video. Me ndihmë e trajnerit tonë do ndryshojmë 2-3 gjëra për të shënuar para portës.

Si do luhet kundër Luksemburgut?

Në fushë jemi të gjithë njësojë. Ne duhet të jemi 120% për të fituar ndeshjen.

Si është atmosfera me trajnerin e ri, sidomos pas humbjes me Izraelin?

Ambientimi është shumë mirë, trajneri ka pak kohë që ka ardhur. Trajneri na jep energji të mirë. Ai na jep idenë e një loje më agresive. Ndeshja e kaluar shkoi keq. Personalisht mendoj se bëmë ndeshjen të mirë. Nuk i shfrytëzuam rastet. Të analizojmë dhe gjërat negative. Dua që ta shoh stadiumin plotë me ngjyrat kuqezi. Na ndihmon edhe neve lojtarëve edhe kombit tonë.

Ndryshimet taktike, a mund të përvetësojmë te automatizmat e reja?

Jo nuk na duhet kohë e gjatë. Duhet të ambientohemi me trajnerin e ri. Jemi aq të zgjuar sa të kuptojmë zgjedhjen e trajnerit, sikurse ai na kupton neve. Kam shumë besim se do arrijmë te loja që duam.

0 goditje në kuadrat kundër Izraelit?

Kishim shumë raste për të shënuar, por jo saktësia para portës. Duhet të jemi pozitiv. Me ndihëm e këtj trajneri do kemi shumë raste. Duhet të çlirohemi. Broja, Mehmeti apo Daku, do e kenë mbështetjen tonë për të shënuar.

Puna me trajnerin e ri, objektivat, dhe loja me Izraelin?

Duhet thjeshtë të ekulibrojmë trajnerin e ri me trajnerin e vjetër. Kemi ndryshuar modul loje. Kemi më shumë besim. Besoj te trajneri dhe forca e ekipit. Të kualikohemi edhe njëherë për Kampionatin Evropian. Koha do flasi vetë.

Ndyrshimi i trajnerve dhe qasja e tyre ndaj ekipit?

Është personale e çdo lojtari. Mua nuk më ndryshon shumë. Pastaj është edhe ndjenja e trajnerit. Nëse ai do flasi, do flasi.

100 ndeshje me Kombëtaren?

Shpresoj të luaj, e di trajneri. Krenari dhe ëndërr të luaj numrin 100 e prezencave. Do jetë nder dhe krenari e madhe.

elsied hysaj mbrojtësi i kombëtares miqësorja me luksemburgun

Lini një Përgjigje