TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2023, 16:47

1200 ndeshje si profesionist, Kristiano Ronaldo feston sfidën historike me gol dhe asist (Video)

Shkruar nga Pamfleti

1200 ndeshje si profesionist, Kristiano Ronaldo feston sfidën historike me

Kristiano Ronaldo festoi ndeshjen e tij të 1200 si profesionist me një gol dhe një asist, ndërsa ndihmoi skuadrën e Al-Nassr në fitoren 4-1 ndaj Al-Rijadh.

Ish-lojtari i Realit të Madridit iu afrua më shumë Peter Shilton, i cili kryeson listën e lojtarëve meshkuj me më shumë paraqitje zyrtare.

38-vjeçari zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, kur goditi një krosim të Sadio Mane. Portugezi vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i ligës me 16 gola në 16 ndeshje.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Ronaldo dha një asist në golin me kokë të bashkatdhetarit të tij Otavio.

Dy golat e tjerë për Al Nassri i shënoi Taliska në pjesën e dytë të ndeshjes. Ekipi i Al-Nassri është në vendin e dytë në renditjen e kampionatit saudit me 37 pikë, pas Al-Hilal që ka 44 pikë.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nass

Lini një Përgjigje