TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 19:34

“Anglia nuk është më ai ekipi i madh”, Altin Rraklli: Shqipëria duhet të shpresojë ende për kualifikimin në Botëror

Shkruar nga Pamfleti

“Anglia nuk është më ai ekipi i madh”, Altin Rraklli:

Altin Rraklli, ish-goleadori i kombëtares shqiptare të futbollit, ka folur për ndeshjen e fundit të kuqezinjve, ku u regjistruan dy barazime, me Serbinë dhe mbrëmjen e së martës në transfertë ndaj Letonisë.

Ish-futbollisti theksoi se barazimi në Letoni i dha një goditje të madhe ëndrrës së Botërorit, pasi sipas tij Shqipëria mund të tentonte edhe vendin e parë, pasi sipas Rrakllit, edhe Anglia nuk është ai ekip i ditëve më të mira.

Anglia nuk është ajo e ditëve më të mira. Këtë e kemi parë edhe në ndeshjen ndaj Andorrës ku fituan vetëm me një gol, por edhe në miqësoren e së martës ndaj Senegalit. Anglia nuk është më ai ekipi i madh”, tha Rraklli.

Më tej, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që lojtarët të vijnë pa dëmtime në tetor, pasi shpresa ka ende.

Nëse barazojmë në Beograd dhe mposhtim Anglinë në Tiranë mund të kemi ende shpresa për vendin e parë. Megjithatë, ai thotë se barazimi në Letoni t’i pret shpresat”, tha Rraklli.

altin rraklli ish-goleadori i kombëtares

Lini një Përgjigje