TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2025, 15:40

Arbitrat shqiptarë “pushtojnë” Vienën, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Arbitrat shqiptarë “pushtojnë” Vienën, Juxhin Xhaja

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë angazhimin në arenën europiane, teksa këtë të enjte do të vendosin drejtësi në ndeshjen Austria Vienës – Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Juxhin Xhaja është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Arbër Zalla dhe Emigers Gançi do të jenë asistentët e tij. Emanuela Rusta është arbitre e katërt. Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.

Sfida do të luhet në Vienë, në stadiumin “Franz-Horr-Stadion”, duke nisur nga ora 21:00. Ndeshja është mjaft e rëndësishme, pasi do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Takimi i parë ka përfunduar me fitoren e Banik Ostravës me rezultatin 4-3.

 

juxhin xhaja arbitri shqiptar liga e konferencës

Lini një Përgjigje