TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 20:56

Gallatasaraji surprizon Liverpulin në ndeshjen e parë, kualifikimi vendoset në “Anfield Road”

Shkruar nga Pamfleti

Gallatasaraji surprizon Liverpulin në ndeshjen e parë, kualifikimi

Gallatasaraji ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Liverpulit në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve në Champions League, të zhvilluar në stadiumin “Rams Park” në Stamboll.

Skuadra turke kaloi në avantazh shumë shpejt, që në minutën e 7-të të takimit. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Gabriel Sara, Viktor Osimhen goditi me kokë dhe topi u devijua më pas nga Mario Lemina, i cili e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Pas golit të hershëm, ritmi i lojës ra dhe pjesa e parë nuk prodhoi raste të rrezikshme për asnjërën nga skuadrat. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të vendasve.

Në pjesën e dytë, Gallatasaraji arriti të shënonte sërish në minutën e 62-të me Viktor Osimhen, por goli i sulmuesit nigerian u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe Liverpuli gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të. Pas një goditjeje këndi dhe një rrëmuje në zonë, Ibrahima Konate e dërgoi topin në portë. Megjithatë, goli i mbrojtësit francez u anulua pas verifikimit për prekje të topit me dorë.

Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshoi dhe Gallatasaraji siguroi fitoren 1-0 në ndeshjen e parë. Gjithsesi, kualifikimi për në fazën tjetër do të vendoset pas një jave në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Anfield Road” në Angli.

gallatasaraji liverpul champions league

Lini një Përgjigje