
Bajerni i Mynihut është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë që në fazën çerekfinale. Bavarezët u mundën 1-2 në shtëpi nga Frajburgu.
Ekipi i Nagelsman realizoi i pari me Upamekanon në minutën e 19, duke bërë të gjithë të mendojnë se gjërat do të jenë të thjeshta. Nuk ndodhi kështu, pasi skuadra e Frish përmbysi gjithçka.
Brenda pjesës së parë ishte Hofler që vendosi ekuilibrat. Në fundin e takimit, kualifikimi surprizë i Frajburgut u vendos nga Holer, me një ekzekutim të saktë të një penalltie.
Kujtojmë se Bajerni i Mynihut deri sonte ishte akoma në garë për të gjitha objektivat e sezonit.
Lini një Përgjigje