
Lëvizje të mëdha priten të ndodhin te Roma në merkaton e verës.
Sipas mediave italiane, Tami Abraham dhe Roxher Ibanjez janë duke shikuar për destinacione të reja, ndërsa Leonardo Spinacola dhe Ola Solbaken do të largohen.
Të paprekshmit e klubit verdhekuq janë: Rui Patricio, Mançini, Smeling, Kristante, Matiç, Pelegrini dhe Dibala, ndërsa El Sharai dhe Karsdorp shihen si zëvendësues të mirë.
Përsa i përket Uijnaldumit dhe mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla do të vijojë të jenë pjesë e Romës sezonin e ardhshëm, pasi klubi nuk ka ndërmend t’i nxjerrë në shitje.
Lini një Përgjigje