
Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të kthimit çerekfinale të Ligës së Europës. Juventusi dhe Sportingu i Lisbonës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9. Pas një goditje këndi, topi mbeti në zonë dhe Rabio u tregua më i shkathët me devijimin e topit.
Në minutën e 21, portugezët barazuan shifrat. Eduards u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në ndeshjen tjetër, Sevija ka mposhtur Mançester Juanjtid me rezultatin minimal 1-0. Vetëm 8 minuta pas nisjes së ndeshjes, andaluzët zhbllokuan sfidën, sërish një pjesë e mirë e fajit bie mbi mbrojtësin Herri Megajër.
Fillimisht kapiteni i “Djajve të Kuq” ktheu një top te portieri De Gea, me këtë të fundit që pasoi sërish tek anglezi, por në këtë moment Megajër u gjend mes 3 lojtarësh të Sevijas dhe “bomberi” maroken Juseg En-Nesiri i rrëmbeu topin dhe ballë për ballë me portierin spanjoll nuk gaboi, duke e çuar topin në rrjetë.
Ndeshja tjetër, ajo mes Romës dhe Fejnordit është mbyllur me rrjeta të paprekura. Me këtë rezultat janë holandezët që kalojnë në gjysmëfianle.
Lini një Përgjigje