Sport15 Maj 2023, 23:04

Liverpuli zhyt Leisterin drejt rënies nga kategoria dhe “kërcënon” Junajtid dhe Njukasëllin, të kuqtë besojnë te Champions

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli zhyt Leisterin drejt rënies nga kategoria dhe

Liverpuli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Leisterit, teksa i mposhti 0-3 në transfertë. Të kuqtë arritën të likuidonin “dhelprat” që në pjesën e parë. Mesfushori i talentuar, Kërtis Xhons shënoi dy gola për 2 minuta, ndërsa në pjesën e dytë, ishte Trent Aleksandër-Arnold që shënoi një perlë nga goditja e dënimit.

Djemtë e Klop marrin kështu 3 pikë të vyera dhe shkojnë 1 pikë pas Mançester Junajtid dhe Njukasëllit të vendit të 4 e të 3. Mirëpo, dy të fundit kanë një ndeshje më pak. Vështirësohet situata për Leisterin, e cila bie në vendin e parafundit duke shkuar me një këmbë drejt rënies nga kategoria.

liverpul leister premier liga