TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2026, 16:05

Mbrojtësi kuqezi bën sulmuesin, gjen golin në Turqi ndaj ekipit që shënojnë të gjithë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi kuqezi bën sulmuesin, gjen golin në Turqi ndaj ekipit

Arlind Ajeti po kalon një edicion pozitiv me Bodrumsporin në kampionatin turk. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në ndeshjen e sotme ndaj Hatajsporit, duke realizuar golin e parë të takimit në minutën e 53-të.

Ajeti shfrytëzoi një krosim nga goditja e këndit dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar sfidën për skuadrën e tij. Për 32-vjeçarin ky ishte goli i katërt në kampionat për këtë sezon, një tregues i kontributit të tij edhe në fazën sulmuese.


Përballë Hatajsporit, një skuadër që konsiderohet e rënë nga kategoria, Bodrumspori hynte në fushë me objektivin e qartë për të marrë pikët e plota. Ekipi vendas u përpoq të imponojë ritmin e lojës, ndërsa goli i Ajetit i dha qetësi dhe avantazh në pjesën e dytë.

Në këtë takim, Taulant Seferi nuk u aktivizua në formacionin titullar, duke qëndruar në stol gjatë pjesës së parë. Ai u hodh në fushë në fraksionin e dytë të lojës, duke shtuar alternativat në repartin ofensiv për skuadrën e tij.

Forma e mirë e Ajetit vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, teksa Bodrumspori synon të përmbushë objektivat në kampionat.

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares hatajaspor

Lini një Përgjigje