TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2024, 22:15

“Murinjo ta thotë të vërtetën në sy”, Kumbulla flet për teknikun portugez: Te Roma kisha presion të madh

Shkruar nga Pamfleti

“Murinjo ta thotë të vërtetën në sy”,

Në gushtin e këtij viti, Marash Kumbulla u largua nga Roma në formë huazimi për të provuar eksperiencën e tij të parë jashtë Italisë duke veshur fanelën e Espanjolit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka folur për mediat rreth situatës kur ai ndodhej në kryeqytetin italian.

Te Roma kisha shumë presion, ata janë një ekip i madh në Itali. Tifozët kërkojnë shumë, por unë u argëtova shumë te Roma dhe presioni më ndihmoi shumë të piqesha si lojtar

Dëmtimi i rëndë në vitin 2023 –Ishte e vështirë. Kur mësohesh të luash futboll çdo ditë dhe të stërvitesh, është shumë e vështirë të jesh jashtë për tetë muaj

Murinjo ua thotë të vërtetën në fytyrë. Me portugezin u rrita shumë në karakter dhe në mentalitet. Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën të lehtë të luash në nivele të larta”, u shpreh mbrojtësi kuqezi për mediat.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare zhoze murinjo roma

Lini një Përgjigje