TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2024, 21:37

“Nuk harrohet kurrë hera e parë”, fjalët e para të Medon Berishës për debutimin me kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk harrohet kurrë hera e parë”, fjalët e para

Medon Berisha debutoi dje për herë të parë me Kombëtaren e madhe. Mesfushori i talentuar u fut në fushë në minutën e 76, duke marrë vendin e Jasir Asanit në fitoren 3-0 ndaj Lihtenshtejn.

20-vjeçari ishte emri surprizë i Silvinjos në listën e kuqezinjve për “EURO 2024”. Kapiteni i Shqipërisë U-21 ka spikatur me cilësitë e tij, teksa ka arritur të debutojë edhe në Serinë A me Leçen.

Silvinjo e cilësoi si e ardhmja e Kombëtares shqiptare, njëjtë si Mitaj, Muçi e Broja që erdhën nga ekipi i moshave dhe u kthyen në protagonist me Kombëtaren e madhe.

E djeshmja do të jetë një ditë e paharrueshme për të teksa vetë me një postim në Instagramin e tij shkruan: Nuk harrohet kurrë hera e parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medon Berisha (@medonberisha)

medon berisha mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje