
Autobusi i ekipit të Atlétikos së Madridit është goditur me gurë menjëherë pas mbërritjes në stadiumin “Camp Nou”, përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Incidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohen të lënduar.
Sipas raportimeve, nga sulmi janë thyer dy dritare të autobusit të ekipit madrilen. Ky nuk është rasti i parë i një ngjarjeje të tillë, pasi një incident i ngjashëm ishte regjistruar edhe gjatë një përballjeje të mëparshme në Kupën e Mbretit.
Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, ka reaguar për situatën, duke theksuar se ngjarje të tilla janë të përsëritura.
“Ky nuk është një incident i izoluar; është ajo që ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë”, citohet të ketë thënë argjentinasi për gazetarin Fabricio Romano.
Në aspektin sportiv, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Atletikos së Madridit. Goli i avantazhit u shënua nga Julian Alvarez, i cili realizoi një gol spektakolar nga një goditje standarde pranë zonës së rreptësisë.
Në të njëjtin aksion, mbrojtësi i Barcelonës, Kubarsi, ndërhyri në mënyrë të gabuar, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke lënë ekipin vendas me një lojtar më pak.
????❌ Broken rearview mirror on Atlético de Madrid's team bus.
— Topskills Sports UK (@topskillsportuk) April 8, 2026
—@DBR8 pic.twitter.com/EGfDCAnHsO
Lini një Përgjigje