Sport12 Gusht 2023, 21:33

Rikthim me gol në Turqi, Cikalleshi realizon dhe i shmang humbjen ekipit të tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rikthim me gol në Turqi, Cikalleshi realizon dhe i shmang humbjen ekipit

Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi është rikthyer me gol në elitën e futbollit turk, me fanelën e Koniasporit, pas aventurës në Arabinë Saudite.

Sulmuesi kavajas, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 86, në duelin ndaj Istanbulsporit, teksa miqtë shënuan në minutën e 6 me Jillmaz, pas asistit të ish-mesfushorit të Egnatias, Xhekson. 

Në momentin e golit, Cikalleshi u rrotullua bukur brenda zonës, teksa me të majtën, e dërgoi topin në cepin e portës kundërshtare. Një nisje fantastike kjo për sulmuesin e Kombëtares, i cili ka si objektiv të shënojë sa më shumë gola në elitën e futbollit turk, duke ndihmuar skuadrën e Koniasporit, në realizimin e objektivave. 

sokol cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare