TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2026, 08:42

Spanja starton Kupën e Botës pa Lamine Yamal

Shkruar nga Pamfleti
Spanja starton Kupën e Botës pa Lamine Yamal
Yamal

Kampionia e Europës, Spanja, do të startojë Kupën e Botës, pa yllin e saj Lamine Yamal. Trajneri Luis de la Fuente e njoftoi këtë përpara ndeshjes së tyre të parë kundër ekipit të Kepit të Gjelbër, që do të luhet pasditen e sotme, ora 18:00 CET në Atlanta.

"Lajmi i mirë është se Lamine është shumë në formë. Ai është në formë të mirë dhe stërvitet shumë mirë. Është i disponueshëm, por nuk mund të aktivizohet", tha de la Fuente.

Yamal, 18 vjeç, pësoi një dëmtim në kofshë në prill dhe u rikthye në stërvitjen e ekipit vetëm një javë më pare, ashtu si edhe Nico Williams, i cili është gjithashtu i lënduar. Anësori gjithashtu nuk do të jetë në formacionin titullar. Trajneri spanjoll do të vendosë nëse dyshja do të marrë të paktën pak minuta aktivizim në varësi të rrjedhës së ndeshjes.

 

spanja kupa e botes yamal

Lini një Përgjigje