TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2025, 22:31

Tirana piketon një italian për drejtimin e skuadrës, njohje e vjetër e futbollit shqiptar bën të “dridhet” stoli i Vangjel Miles

Shkruar nga Pamfleti

Tirana piketon një italian për drejtimin e skuadrës, njohje e

Starti i dobët me vetëm 1 pikë në dy ndeshje, pritet të sjellë pasoja te Tirana. “Panorama Sport” mëson se stoli i trajnerit Vangjel Mile ka filluar të “dridhet”, teksa drejtuesit bardheblu janë në negociata me një trajner italian, i cili ka drejtuar edhe më herët në futbollin shqiptar.

Emri nuk është bërë ende publik, teksa mësohet se palët janë duke biseduar. Gjasat janë të mëdha që Tirana t’i besojë një tekniku italian, “timonin” e skuadrës, pas dy javëve të para të kampionatit. 

Gjithçka do të qartësohet në ditët në vijim, për sa i përket stafit teknik. 

vangjel mile tirana trajneri italian

Lini një Përgjigje