TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2024, 21:16

“Topi bën zhurmë tjetër kur e godet ai”, gazetari italian: Medon Berisha lojtar me futboll spektakolar

Shkruar nga Pamfleti

“Topi bën zhurmë tjetër kur e godet ai”, gazetari

Kthimi i Medon Berishës në fushën e lojës po përkon me rizgjimin e skuadrës së Leçes, ku mesfushori po bëhet menjëherë protagonist. Në ndeshjen e parë pas kthimit nga dëmtimi, ndaj Romës, ai goditi shtyllën. Ndërkohë, në fundjavë dha një asist në fitoren 2-1 ndaj Monzës në kampionat.

Paraqitje bindëse, që kanë sjellë edhe vlerësime të shumta për mesfushorin e talentuar shqiptar. Edhe gazetari i njohur i “SportMediaset”, Rikardo Trevisani, duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, nuk ka kursyer elozhet për mesfushorin shqiptar.

Vendosa të flas për të pas shtyllës në Roma-Leçe për mënyrën se si gjuan topin dhe pas 3 minutash në Leçe-Monza ma konfirmoi. Medon Berisha i Leçes, datëlindja 2003, është një futbollisti i cili kur gjuan topin, bën një zhurmë ndryshe.

Nuk është një sulmues, nuk është një lojtar i cili do të bëjë dhjetëmijë gola, nuk është një lojtar spektakolar, por është një lojtar i cili ka një futboll spektakolar. Është një lojtar i datëlindjes 2003 që Korvino e mori nga Jang Bojs.

Shihni harkimin që bën për Tete Moriente. Mund ta bëjë një pasues në futbollin amerikan por me duar. Ai e bën me këmbë, është pak më e vështirë dhe kjo ndjek atë shtyllën e goditur me Romën. Sipas meje, ai do të bëhet një lojtar i madh”, tha gazetari i njohur italian.

medon berisha mesfushori i kombëtares shqiptare rikardo trevisiani gazetari italian

Lini një Përgjigje