ylli portugez

Foto: Mbërrin në Torino, ylli portugez është i Juventusit! - Sport
Sport15 Korrik 2018, 19:43

Foto: Mbërrin në Torino, ylli portugez është i Juventusit!

Shkruar nga Pamfleti

E kur e gjithë vëmendja është te fitorja e Francës dhe shpallja e këtyre të fundit kampionë bote, Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish fokusin më të madh. Ylli “CR7” ka mbërritur në Torino me avionin e tij privat, i shoqëruar nga familjarët dhe agjenti  i tij.

Në aeroportin e Torinos, masat e sigurisë kanë qenë shumë të mëdha dhe asnjë nuk ka mundur t’i afrohet portugezit para se ky i fundit të futej brenda makinave transportuese që klubi i Juventusit kishte vënë në dispozicion të tij.

Sport Juventus Ronaldo Torino