Një fëmijë 4-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital. Sipas të dhënave paraprake, i mituri ishte nga zona e Palasës dhe prej rreth një jave kishte shfaqur shenja gripi, të shoqëruara me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.
Nga këqyrja e parë mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme. Aktualisht po kryhen ekzaminime mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje