Aktualitet15 Dhjetor 2023, 21:17

Sondazhi mbi pëlqimin e politikanëve, Zheji: Besnikëria e PS ndaj liderit, e frikshme!

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi mbi pëlqimin e politikanëve, Zheji: Besnikëria e PS ndaj

Analisti Artur Zheji ka komentuar gjetjet e Barometrit për pëlqyeshmërinë e liderëve, ku kryeministri Edi Rama qëndron prapa presidentit Bajram Begaj, si lideri i dytë më i pëlqyer.

Sipas Zhejit, pëlqyeshëmria për presidentin tregon se shqiptarët duan një figurë neutrale, ndërsa shtoi se shifrat e larta duken të habitshme për një kryeministër që ka 10 vjet në pushtet.

“Pëlqyeshmëria për presidentin tregon se shqiptarët duan një figurë neutrale dhe jokonfliktuale. Lexoj dëshirën e shqiptarëve për qetësi, paqe dhe për një president direkt nga populli. Më bëri përshtypje vetëm një gjë, Rama me 10 vjet konsum është në parametra, dhe për një njëri që ka 10 vjet në pushtet është goxha e lartë. Është e habitshme me gjithë këto siklete, situata, SPAK nëpër këmbë, Rama del shumë lart, nuk është ciflosur pozicioni i tij, është i rrezikshëm n ë zgjedhje. Besnikëria e PS ndaj liderit është e frikshme, është nivel koreano-verior, më tmerroi”, tha Zheji për “Euronews Albania”.

artur zheji barometri begaj