TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 18:58

SPAK dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

Shkruar nga Pamfleti

SPAK dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Thirrje urgjente për rritjen e

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në krye të detyrës brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në deklaratën zyrtare, SPAK e cilëson ngjarjen si një akt të paprecedentë dhe alarm për sistemin e drejtësisë, duke kërkuar rritje të menjëhershme të masave të sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit.

Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja. I shprehim ngushëllimet tona familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm,” thuhet në reagim.

SPAK thekson se ngjarja duhet të shërbejë si thirrje urgjente për forcimin e sigurisë fizike dhe institucionale të gjithë atyre që shërbejnë në sistemin e drejtësisë – gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe stafit ndihmës.

Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse dhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme,” thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës. Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme

Lini një Përgjigje