Anti-Mafia10 Prill 2024, 15:13

Lindita Nikolla dërgon në INSTAT, Bardhyl Sejdarasin, tellallin e financave të zeza ruse

Shkruar nga Pamfleti
Lindita Nikolla dërgon në INSTAT, Bardhyl Sejdarasin, tellallin e
Bardhyli /

Profil derdimeni që duhet hetuar nga SPAK, për nxitje, promovim e mbrojtje të linjës ekonomike- financiare ruse, kineze e mafies ballkanike, që janë futur  në Shqipëri nëpërmjet bankave, micro-kredive, investimeve turistike, kompanive të naftës, telefonisë, karburanteve, lojërave të bixhozit, ndërtimeve e trafikut të drogës dhe bashkëpunojnë me kupolën qeveritare

Fillimisht po përmendim një fakt: Më 26 mars 2024, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane te Tregtisë në Tiranë, Neritan Mullaj, përzuri nga takimi “AMCHAM”, Bardhyl Sejdarasin, kur konstatoi se ky tellall i klanit të Bablokut e mafies, trumbetonte, mbronte dhe tentonte të maskonte marifetet e ndërhyrjeve ruse në ekonominë shqiptare e rajonale.

Këtë tip të njohur me emrin Bardhi, por me shpirt e aktivitet të zi, në RTSH ku paguhet si redaktor dhe në qarqet mediatike ku futet si xhol, e quajnë “Piliveska”, ndërsa në zyrat e qeverisë e mbiquajnë “shefi”.

Në qarqet e bizneseve të karburanteve, turizmit, ndërtuesve, ushqimeve, bankave dhe fasonëve e quajnë “Urith”, ndërsa ish-shokët e tij të vjetër në Korçë dhe Tiranë, e trajtojnë si ish- spiun sigurimi të përkushtuar e të frikshëm.

Me urdhër të Edi Ramës, me votën e deputetëve të PS dhe me Vendim Nr. 23, datë 21 mars 2024 të Kuvendit; Lindita Nikolla e emëroi Bardhylin, në detyrën shtetërore, Anëtar i Këshillit të Statistikave në INSTAT, si përfaqësues të medias, kur në fakt asnjë media nuk u pyet.

Emërimin e tij në INSTAT, “Pamfleti” e paralajmëroi më 19 janar 2024, ndërsa “i ndershmi” Bardhyl Sejdarasi, reagoi me mesazhe të mbyllura, duke mohuar emërimin dhe faktin që përdoret nga Edi Rama e grupet mafioze, si tellall i mbështetjes dhe fshehjes së punëve të pista.

Lindita Nikolla dërgon në INSTAT, Bardhyl Sejdarasin, tellallin e

Për koincidencë, më 21 mars 2024 kur nisi procedura për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër mediave të lira, maskuar pas gjoja masave kundër dezinformimit me ndikime e financime ruse; Edi Rama emëroi në INSTAT, Bardhyl Sejdarasin, tellallin e tij që dezinformon duke fshehur depërtimin rus dhe paratë e mafies në Shqipëri.

Janë shumë fakte që dëshmojnë, se Bardhyl Sejdarasi, është megafon i nxitjes, promovimit, mbrojtjes dhe fshehjes së ndikimit e depërtimit rus, serb e grupeve mafioze në ekonominë dhe mediat shqiptare të lidhura me kupolën e “rilindjes”.

P.sh., më 13 mars 2024, në një intervistë brenda Bankës së Shtetit nën logon e RTSH me Drejtorin e Mbikëqyrjes, Deniz Dërralla dhe drejtoren e “Kredo Finance” Arlinda Muja; Bardhyl Sejdarasi, tentoi të mohonte ndikimin dhe pronësinë e mafies ruse në rrjetin e mikro- kredive.

Kur dihet që  agjencitë Kredo-Finance, ADCA, FINAL, ZIG, STAR, FLASH, Collection- Company, Micro Credit, Tranzit, IuteCredit etj., përveçse mashtrojnë e zhvasin shqiptarët, qarkullojnë miliardat e mafies ruse, serbe, kineze dhe të grupeve të kokainës e korrupsionit.

Ndërsa Drejtori i Mbikëqyrjes së tyre në Bankën e Shtetit, Deniz Dërralla, Presidentja e rrjetit të mikro-kredive, Arlinda Muja dhe Guvernatori Gent Sejko, janë biznesmenë dhe mbrojtës të mafies së rrjetit kriminal të mikro-kredive në Shqipëri.

Më 18 mars 2024 e disa ditë radhazi në televizione të ndryshme, tellalli i mafies qeveritare, Bardhyl Sejdarasi, u betua me ulërima, se Edi Rama e McGonigal nuk kanë lidhje klienteliste me projektin e dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit, kur Edi Rama e ka ofruar si lobim, ndërsa McGonigal është pjesë e kompanisë së projektit.

Bardhyli i Bablokut, duke deklaruar se ka informacion të saktë nga qeveria shqiptare dhe Agjencia e Investimeve Strategjike AIDA; u betua se as dhëndri i Trump, nuk ka lidhje ortakërie e as 1 qindarkë ruse në projektin te ishulli i Sazanit, kur kompania “AMAN” që do investojë është e Vladislav Doronin, oligarku i Vladimir Putin që financojnë luftën kundër Ukrainës.

Të njëjtën mbrojtje, tellalli Bardhyl Sajdarasi, ka bërë e vazhdon të bëjë për “Raiffeisen Bank”, duke thënë se nuk ka bashkëpunim me oligarkët e mafies ruse, kur SHBA-BE e kanë shpallur, bankë ku pushteti dhe oligarkët e Vladimir Putin, pastrojnë miliarda edhe në Shqipëri e Ballkan, nëpërmjet “Raiffeisen Bank Moska”, “Raiffeisen Bank Albania” e në shtete te tjera.

Me dezinformim e mashtrim publik të financuar nga Rusia, Bardhyl Sejdarasi mbron “OTP Bank”, që qarkullon miliardat e mafies ruse, serbe,  bjelloruse, turke Azere, Malteze e Shqiptare.

SPAK duhet ta hetojë këtë derdimen, për nxitje, promovim e mbrojtje të linjës ekonomike-financiare ruse, kineze e mafies ballkanike, që janë futur  në Shqipëri nëpërmjet bankave, micro-kredive, investimeve turistike, kompanive të naftës, telefonisë, karburanteve, lojërave të bixhozit, ndërtimeve e trafikut të drogës dhe bashkëpunojnë me kupolën qeveritare./Pamfleti

bardhyl sejdarasi lindita nikolla tellali i financave të zeza ruse