Ajo mund t’i delegojë kompetencat deri në 1 muaj, vetëm kur është sëmurë, ose jashtë Shqipërisë, por ligji e ndalon të delegojë kompetenca financiare. Mirëpo Ogerta i ka deleguar të gjithë kompetencat e pa afat kohor, megjithëse është shëndoshë e mirë dhe frekuenton palestrën...
Pas 3 kallëzimeve në SPAK, për tenderët sekret të “Covid 19” dhe PPP Sterilizimi e laboratorëve, “ustallesha” e qeverisë, Ogerta Manastirliu, e ka filluar detyrën si ministre e Arsimit, me delegim kompetencash te vartësit e saj, si marifet për tu fshehur pas maskës së tyre.
Delegim kompetencash, do të thotë, që detyrat dhe detyrimet ministrore të Ogertës, t’ua jap zëvendësve të saj, të cilët duhet të firmosin e të përgjigjen ligjërisht, ndërsa pazaret do t’i bëjë vetë ajo.
P.sh., më 15 shtator 2023, vetëm dy ditë pasi u ul në kolltukun e ministres së Arsimit, Ogerta delegoi te Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e tenderëve, ankandeve, privatizimeve, kontratave, çështjeve gjyqësore, emërimeve e shkarkimeve.
Ndërsa më 25 tetor 2023, ajo ka publikuar në “Fletore Zyrtare”, 3 urdhra të tjerë, për delegimin dhe shpërndarjen te 3 zv/ ministrat, të gjitha kompetencave që ajo ka si ministre Arsimi, duke hequr çdo përgjegjësi administrative e penale nga vetja.

Me Urdhër nr. 564, datë 5.10.2023, Ogerta Manastirliu ka kaluar 23 kompetenca te zv/ministri Endrit Hoxha, duke e autorizuar të urdhërojë e firmosë për çdo çështje në lidhje me strukturat në qendër, në zyrat arsimore të zonave dhe në marrëdhënie me qeverinë e të huajt.
Me Urdhër nr. 565, datë 5.10.2023, i ka deleguar 20 kompetenca zv/ministres së Arsimit Nina Guga, duke i dhënë të drejtën të menaxhojë e drejtojë punët që i ka kompetencë vetëm ministri; ndërsa me Urdhër nr. 566, datë 5.10.2023, mikeshës dhe sekseres së saj, zv/ministres Albana Tola, i ka deleguar 32 kompetenca në sektorët ku ka pazare të majme.
Nuk do shumë mendje, të kuptohet, se ajo i ka shpërndarë kompetencat e saj ligjore te vartësit, për të vjedhur e qetë dhe pa u prekur nga drejtësia, siç veproi me ish-sekretaren e arrestuar Joana Duro të shëndetësisë, që e përdorte si seksere në tenderë.
Sipas Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”; të Ligjit nr. 9000 datë 30.1.2003 “Për funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe Ligjit nr. 90/2012 “Për funksionimin e administratës shtetërore”, këto kompetenca janë detyra të ministres Manastirliu.
Ajo mund t’i delegojë ato deri në 1 javë e 1 muaj, vetëm në rastet kur është sëmurë e nuk shkon dot në zyrë; ose kur është me punë jashtë Shqipërisë, duke i specifikuar kompetencat dhe afatin e delegimit të tyre, por ligji e ndalon të delegojë kompetenca financiare.
Mirëpo Ogerta i ka deleguar të gjitha kompetencat e pa afat, megjithëse është shëndoshë mirë, frekuenton palestrën e relaksohet nëpër zona, sikur gjoja shkon takohet me mësues e nxënës.
Pyetja logjike është kjo: Gjersa i ka deleguar të gjitha kompetencat, çfarë punë bënë në ministri? Disa punë i bënë, por nga ato që lidhen me pazaret e tenderëve, të cilët i firmosin vartësit e përgjigjen ata ligjërisht./Pamfleti
Lini një Përgjigje