TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shkurt 2026, 10:21

“Do të vras me armën automatike”, kërcënimi ndaj JD Vance alarmon shërbimet sekrete; arrestohet 33-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
“Do të vras me armën automatike”, kërcënimi ndaj
JD Vance

Një burrë nga Ohajo u padit nga një juri e madhe federale në fillim të kësaj jave për kërcënimin për të vrarë zv. Presidentin, JD Vance.

Departamenti i Drejtësisë raportoi se 33-vjeçari Shannon Mathre është akuzuar për kërcënimin me vrasje të Vance, ndërsa zëvendëspresidenti ishte për vizitë në Ohio muajin e kaluar.

Sipas padisë, Mathre tha se do ta gjente Vance-in dhe “do të përdorte armën automatike M14 për ta vrarë”.

Mathre u arrestua nga Shërbimi Sekret të premten.

Gjatë paraqitjes së Mathre në gjykatë të premten, avokati i tij, Neil McElroy, tha se problemet shëndetësore të Mathre e bënin të pamundur që ai të mund ta kishte kryer kërcënimin.

“Kushdo që kalon kohë në një dhomë me z. Mathre ose ka ndonjë njohuri për gjendjen e tij, fizike dhe mendore, mund ta shohë se është një farsë”, tha McElroy.

McElroy nuk dha asnjë detaj rreth problemeve shëndetësore të Mathre, por tha se Mathre ka “disa aftësi të kufizuara mendore dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore”.

Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë dhe Shërbimi Sekret i morën seriozisht kërcënimet dhe nisën një hetim, që rezultoi në arrestimin e Mathre.

"Faleminderit partnerëve federalë, shtetërorë dhe lokalë që punuan së bashku për t'i dhënë drejtësi të dyfishtë këtij individi të shthurur", tha zv.Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche.

Ndërsa hetonte kërcënimet e dyshuara, Departamenti i Drejtësisë raportoi se hetuesit zbuluan se Mathre kishte në zotërim skedarë dixhitalë që përshkruanin abuzimin seksual të fëmijëve.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Mathre mori dhe shpërndau imazhe me përmbajtje seksuale eksplicite që përfshinin të mitur midis 31 dhjetorit 2025 dhe 21 janarit 2026.

Kjo akuzë e dytë mbart një dënim më të rëndë të mundshëm, raportoi Associated Press. Nëse Mathre dënohet, ai mund të përballet me deri në 20 vjet burg. Në krahasim, akuzat me të cilat përballet Mathre në lidhje me kërcënimin ndaj Vance mbartin një dënim maksimal prej pesë vjetësh.

“Prokurorët tanë po e ndjekin penalisht me forcë këtë kërcënim të neveritshëm kundër Zëvendëspresidentit Vance”, tha Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi.

“Mund të fshihesh pas një ekrani, por nuk mund t’i fshihesh këtij Departamenti të Drejtësisë”, shtoi ajo.

 

vance kercenimi vrasje

Lini një Përgjigje