TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 16:49

“Flamur i rremë”/ Mojtaba Khamenei tregon kush i dërgoi raketat ndaj Turqisë

Shkruar nga Pamfleti
“Flamur i rremë”/ Mojtaba Khamenei tregon kush i dërgoi
Mojtaba Khamenei

Lideri suprem akuzon Izraelin për operacione “flamur i rremë” me synim përçarjen rajonale.

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mohoi që Republika Islamike të ketë qenë pas sulmeve të fundit me raketa ndaj Turqisë dhe Omanit.

Në një mesazh me rastin e Vitit të Ri persian, ai deklaroi se këto sulme nuk janë kryer nga forcat e armatosura iraniane apo nga grupet aleate të ashtuquajtura të “frontit të rezistencës”.

“Sulmet e kryera në Turqi dhe në Oman, vende që kanë marrëdhënie të mira me ne, nuk janë në asnjë mënyrë vepër e forcave tona,” tha Khamenei.

Ai akuzoi Izraelin për organizimin e këtyre sulmeve, duke i cilësuar si operacione të tipit “flamur i rremë”, me qëllim nxitjen e tensioneve mes Iranit dhe vendeve fqinje.

“Bëhet fjalë për një mashtrim të armikut sionist, që synon të krijojë përçarje mes Republikës Islamike dhe rajonit,” shtoi ai, duke paralajmëruar se skenarë të ngjashëm mund të ndodhin edhe në vende të tjera.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa palët shkëmbejnë akuza për përgjegjësinë e sulmeve të fundit.

mojtaba khamenei

1 Komente

  1. S
    Sionist i Pabesi

    C’fare nuk pret nga CIFUTET… HITLERI i paska njofte shume mire kete RRACE GJARPERINJSH GJAKSORE. I Z R A E L K A N C E R

    Lini një Përgjigje