
Prokurori Publik i Brukselit, Julien Moinil, ka dhënë alarmin gjatë një konference për mediat, kur tha se klanet e drogës po shkatërrojnë qytetin, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj politikanëve për qëndrimin e tyre të butë ndaj akteve të dhunës dhe përdorimit të armëve. Duke iu referuar shifrave, Moinil, i cili ndodhet nën mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime nga trafikantët e drogës, tha se gjatë kësaj vete janë vrarë 2 persona dhe plagosur 8 të tjerë, në 20 konflikte apo atentate ku janë përdorur armë zjarri
“Kushdo në Bruksel mund të goditet nga një plumb”, tha Moinil në një konferencë për shtyp të marten, ndërsa shtoi “është koha që ne të zgjohemi dhe të pastrojmë lagjer e mbushura me drogë”.
Duke iu referuar një rasti të veçantë, Prokurori i Brukselit tha se “ishte ora 14:00, në mes të ditës, kur një plumb përshkoi xhamin e përparmë të një makine ku ishin ulur një nënë dhe fëmija i saj 9-vjeçar. Ajo gati sa nuk u vra. A do të presim derisa të vriten civilë të pafajshëm para se të marrim burimet e nevojshme?”. Kjo deklaratë e Moinil u parapra nga një tjetër, ku prokurori i Brukselit tha se nuk kishte marrë mbështetjen e kërkuar përsa i takon burimeve njerëzore në luftën ndaj kriminalitetit.
Moinil tha se politika aktuale për të trajtuar përdoruesit e drogës ishte e pamjaftueshme dhe se kamerat e mbikëqyrjes ishin të prishura ose mungonin fare në disa pjesë të Brukselit. Edhe kur kapeshin, tha ai, kriminelët thjesht vazhdonin biznesin e tyre me një telefon celular nga brenda burgut.
Shtatë të shtëna ndodhën vetëm javën e kaluar, me incidentin e fundit të së dielës në mbrëmje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të incidenteve të këtij viti në 57. Distriktet më të prekura në valën e fundit ishin Anderlecht, Molenbeek-Saint-Jean dhe Schaerbeek, sipas të dhënave nga zyra e prokurorit publik.
Autoritetet i kanë lidhur shumicën e të shtënave me armë zjarri në kryeqytetin belg me trafikun e drogës dhe mosmarrëveshjet midis bandave që përpiqen të fitojnë territor. Krimi i nxitur nga tregtia e paligjshme e drogës ka qenë prej kohësh një problem në Belgjikë, për shkak të sasive të mëdha të kokainës dhe substancave të tjera të paligjshme që mbërrijnë përmes portit të Antverpit në veri të vendit.
Në marrëveshjen e saj të koalicionit, qeveria e udhëhequr nga nacionalisti flamand Bart De Ëever premtoi një politikë "tolerance zero" për drogën në dhe pranë stacioneve të metrosë dhe trenit, dhe një bashkim të gjashtë zonave policore të Brukselit në një departament të vetëm. Në korrik, ministri i Brendshëm, Bernard Quintin, njoftoi se premtimi i dytë do të përmbushej në vitin 2027.
Rajoni i Brukselit ende nuk ka një qeveri funksionale, më shumë se 400 ditë që nga zgjedhjet në qershor 2024.
Lini një Përgjigje