
Një ngjarje e rëndë është raportuar në malet Altai të Rusisë, pasi një helikopter turistik me 13 pasagjerë u rrëzua, duke vrarë të paktën 6 persona dhe duke plagosur rëndë 7 të tjerë.
Ngjarja ka qenë e papritur dhe katastrofike. Helikopteri papritur u kthye majtas, doli jashtë kontrollit dhe u përplas anash në një fushë. Raportet fillestare nga Ministria e Emergjencave të Rusisë dyshojnë se shkak i aksidentit tragjik është bërë një problem me instalime elektrike brenda helikopterit, shkruajnë mediat e huaja.
Piloti, Vyacheslav Demikhov, 52 vjeç, dukej se ishte në kontroll ndërsa helikopteri iu afrua vendit të uljes në fshatin Tyungur, rajoni Ust-Koksinsky.
Situata mori një kthesë tragjike kur avioni filloi të rrotullohej dhe të devijonte nga kursi, duke u përplasur përfundimisht dhe duke shpërthyer në flakë.
Lini një Përgjigje