TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Qershor 2026, 12:24

Greku që vdes për Shqipërinë dhe shqiptari që vdes për Greqinë

Shkruar nga Ilir Kulla
Greku që vdes për Shqipërinë dhe shqiptari që vdes
Arian Çani

Kështu që jepi, deputet, mos e ndal gazin, se Çani gallatë do, se s'ka punë tjetër. Ta merr dhe e bën emisionin aty te dera e SPAK-ut, por ç'e do dreqin se në këto kohë kjo gjë është të përmendësh litarin në Shtëpinë e të Varurit dhe të prish karrierën.

Arina Çani, miku dhe shoku im prej 27 vitesh.

S'do ta bëja këtë postim po të mos shihja njërin nga këta neo-deputetët e rinj, që nuk e di ku i bie selia e PS-së, të dilte para mediave nga SPAK-u se kishte denoncuar Çanin, se përdorte "Zonë e Lirë" në favor të Greqisë dhe kundër Shqipërisë, sepse kishte mbrojtur mikun e tij Fredi Belerin.

Me thënë të drejtën, natën që u arrestua Fredi Beleri, mbi 3 vjet e ca më parë, si kandidati i vetëm i arrestuar nga Policia 3 ditë para zgjedhjeve, unë isha në emision me Çanin dhe me një qetësi olimpike i thashë Çanit, duke qeshur, një profeci që 2 vjet më vonë u realizua: "Nuk e di ç'kanë dashur të bëjnë këta budallenjtë, por sapo i hapën rrugën për ta bërë eurodeputet", dhe ashtu ndodhi. Emisioni ndodhet në YouTube dhe mund të shihet.

Nga ajo kohë, kështu si "rastësisht", të gjithë ata që ishin përfshirë në këtë çështjen Beleri, sikur i zuri ndonjë "magji" e bërë nga Papu-ja, përfunduan nëpër burgje: komandanti im Gjergj (Jorgo) Goro, kundërkandidati, Rreli, prokurori i Vlorës që e arrestoi, dhe shefi i operacionales, Oltioni! Gjëra që ndodhin. Po le të kthehemi te Arian Çani.

Ky deputeti është i ri dhe s'ka si t'i mbajë mend, por betejat legjendare kundër mediave në Shqipëri me gjyqe dhe burgje i ka bërë Doktori i madh, që edhe 82 vjeç nuk dorëzohet dhe bën plane për 20 vitet e ardhshme, dhe i ka humbur të gjitha me sukses të plotë. Kështu me radhë, pastaj të gjithë të tjerët, e mund të pyesë më shumë Nikollë Lesin, Mero Bazen, Martin Lekën etj., etj.

E mirëkuptoj deputetin, është i ri dhe s'i di ca gjëra. Do t'i mësojë, siç i mësova edhe unë në moshën e tij, kur kandidova për PS për deputet plot 21 vjet më parë.

Solidariteti aty është unik në llojin e vet. Të gjithë janë vënë në radhë e mezi presin të thyejë kokën ai i madhi (atëherë ishte Nano), që të bëhen kryeministra, ministra e drejtorë me radhë. Nuk e dinë të gjorët që, nëse bie ajo ngrehinë, shumica do të shkojnë burgjeve e gjykatave, përveç atij të madhit. Dhe pastaj do të thonë "na shiti ai i madhi", të cilit do t'i përfundojë si Fatos Nanos, që deputeti mitik Cim Hysa, fqinj i Fatosit, e quante edhe "kolegu Nano".

Dhe nën këtë dëshirën e madhe për të qenë në korsinë preferenciale të ministrisë, deputeti shkon e përmend litarin në shtëpinë e të varurit te SPAK-u, që vetëm për çështjen Beleri ka bërë një sektor të veçantë aty te Burgu i Durrësit, pa lëre ato të tjerat që i kanë nxjerrë njerëzit në bulevard në mes të vapës.

Aty në atë rrugë, Bashkia, ajo që ka ngelur nga Lali, duhet të vendosë një ndalim qarkullimi për gjithë lagjen, pasi aty mbrapa ndodhen edhe BalkanWeb, Panorama dhe News24. Duket që janë bërë të gjitha një lagje puçistash.

E dyta, deputeti doli dhe tha: "Çani do të dënohet se përdor frekuencat shtetërore". Po ç'thua, mor njeri, ç'thua? Edhe Çanin do ta bësh bloger e të fillojë të përdorë algoritmin? Po pse, kohë për të prodhuar blogerë të tjerë është kjo?

S'është për t'u bërë ministër kjo gjë që bën, por për të prishur karrierën. Jo për gjë, po ky Cani, greku që vdes për Shqipërinë dhe shqiptari që vdes për Greqinë, ka dhënë prova që nga "Klani i Natës" që ta nxin jetën se si ndalet goja. Dhe bëhet eurodeputet grek, e aty jashtë derës së Parlamentit Europian na e bën "Zonën e Lirë" live si gazetar shqiptar dhe s'ka algoritëm ta ndalojë.

Nejse, përtej shakasë, unë që e njoh që nga viti 1998, kur Gazeta Shqiptare ishte te Rruga e Dibrës poshtë spitaleve, Arian Çani vdes ta sfidosh.

E kam parë ta mallkonin demokratët se qëndronte kundër "grushtit të shtetit" më 14 shtator si kryeredaktor i Gazetës Shqiptare. E kam parë të nxirrte në faqe të parë Haklajt & Co. si vrasës të Azem Hajdarit dhe pastaj e mallkonin socialistët. E kam parë përkrahësin numër 1 të UÇK-së si gazetë në Kosovë e Maqedoni, me foton e parë në botë të Ali Ahmetit me uniformë në kryefaqe, dhe e kam parë të jetë i pari që botoi intervistë ekskluzive të Koshtunicës etj., etj.

Jo gjithnjë kemi shkuar mirë. Jemi zënë pa fund, por po nuk u zure me Arianin, atëherë nuk ke Canin.

E pastaj, një ditë në vitin 2003, vendosi të bëjë kolonën e jetës së tij, "Zonën e Lirë", çerek shekulli për pak.

Kështu që jepi, deputet, mos e ndal gazin, se Çani gallatë do, se s'ka punë tjetër. Ta merr dhe e bën emisionin aty te dera e SPAK-ut, por ç'e do dreqin se në këto kohë kjo gjë është të përmendësh litarin në Shtëpinë e të Varurit dhe të prish karrierën.

Suksese përpara, me qetësi dhe terezi!

arian cani ilir kullla fredi beleri

2 Komente

  1. K
    Koha

    O Ilir bataku, internacionalist. Po pse, a do te guxonte ndonje emision me frekuenca nacionale aty me Greqi te luante qoke e te perqeshte greket duke lavdëruar njëkohësisht shqiptaret? Çështje ky altruizem i peshtire kudo ne shoqërinë shqiptare?! Çështje ky inferioritet, o njerz?

    Lini një Përgjigje