Dosja e zezë 6 Qershor 2023, 13:53

Gjyqi i Fatmir Mediut do shtyhet edhe më 7 qershor; pazar mes avokatëve, SPAK e gjykatësve

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi i Fatmir Mediut do shtyhet edhe më 7 qershor; pazar mes
Fatmir Mediu

Nëse KLGJ, KLP, ILD dhe Ministria e Drejtësisë nuk do veprojnë, telenovela “Mediu” në SPAK e Gjykatë, do vazhdojë me zvarritje pa fund, në favor të ish-ministrit më të korruptuar, të lidhur me bandat në Fier-Berat-Vlorë dhe të dënuar për trafikim personash në kërkim ndërkombëtar, duke i fshehur si zyrtarë në delegacione parlamentare...

Nuk është rastësi që gjyqet ndaj trafikantëve, oligarkëve apo politikanëve e zyrtarëve të lartë, shtyhen për mungesë avokatësh, ekspertësh, prokurorësh e gjyqtarësh për gjoja arsye të papritura, por në të vërtetë janë skenarë pazaresh paraprake mes tyre, që në çdo seancë të mungojë njeri.

Kështu po ndodh prej 5 majit 2021, me gjyqin ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur për përfshirje në tragjedinë e Gërdecit, me dy akuza për “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim si epror civil dhe me zinxhirin drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Më 24 maj 2023, Gjykata e Posaçme e shtyu për herë të pestë seancën kundër Fatmir Mediut, sepse mungonin dy avokatët mbrojtës: njeri me mashtrimin sikur ishte i sëmurë me “Regjim shtrati”, ndërsa tjetri sikur kishte proces gjyqësor në Durrës.

Kemi informacion të sigurt nga burime brenda gjykatës e grupit miqësor të avokatëve, se është bërë skenari që edhe seanca gjyqësore e datës 7 qershor 2023, të shtyhet përsëri 2 javë, duke shtyrë dhënien e pretencës së prokurorëve të SPAK.

Një nga skenarët është mos paraqitja përsëri e avokatëve, duke sajuar “arsye objektive” ditën e seancës, por dhe kërkesa e avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata, për gjoja njohje të thelluar me dosjen dhe “rivlerësim veprimesh procedurale”, ose mungesa nga SPAK e gjykata.

Në fakt, gjykimi ka përfunduar, duhet dhënë pretenca nga SPAK dhe nuk pranohen më, kërkesat për “rivlerësim veprimesh procedurale në hetim e gjykim”, por fijet e zeza në drejtësi, duan të shtyjnë gjykimin pa fund, për të sajuar ndonjë rrethanë pafajësie për ish-ministrin e Gërdecit.

Në bazë të kompetencave kushtetuese, duhet të reagojnë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë, që më 7 qershor t’i jepet fund zvarritjes 2-vjeçare të gjyqit për Fatmir Mediun.

Nëse këto institucione të larta të drejtësisë nuk do veprojnë, telenovela “Mediu” në SPAK e Gjykatë, do vazhdojë me zvarritje pa fund, në favor të ish-ministrit më të korruptuar, të lidhur me bandat në Fier-Berat-Vlorë dhe të dënuar për trafikim personash në kërkim ndërkombëtar, duke i fshehur si zyrtarë në delegacione parlamentare shqiptare./Pamfleti 

fatmir mediu gjyqi i 7 qershorit spak