TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-21 13:08:00

Incidenti te Xhamia e Namazgjasë, KMSH dënon dhunën: Besimtarët u lënduan pa asnjë shkak, palët të mbajnë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti te Xhamia e Namazgjasë, KMSH dënon dhunën:
Pamje nga protesta e PD

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, gjatë protestës së opozitës, e cila u përshkallëzua me hedhje të lëndëve piroteknike dhe molotovëve.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur brenda xhamisë besimtarët po falnin namazin e Teravive. Në reagim thuhet se KMSH dënon incidentin pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe hedhjen e molotovëve drejtuar Xhamisë, teksa shton se 'besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak'.

Komuniteti Mysliman u bën thirrje gjithashtu të përfshirëve që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo të çdo qytetari tjetër.

"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër", thuhet në reagimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

2 Komente

  1. A
    Aleksander

    Sali qeni qe kerkon te djege Shqiperine edhe duke ndezur luften fetare dhe krahinore,,qen bastard i Beogradit.

    1. P
      PAPADIMITRIU

      Thirrjet për lutje janë shumë të larta dhe shumë të gjata. Militantët e shfrytëzuan demonstratën si një mundësi për t'i dhënë një paralajmërim KMSH.

      Lini një Përgjigje