llir Proda është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Siç e paralajmëroi edhe dje "Pamfleti", shkaku i vërtetë i ndryshimit qëndron diku tjetër, dhe ka të bëjë me paranojën e shtuar tek Edi Rama, për një bashkëpunim të mundshëm si logjistik, si shkëmbim informacioni, ndërmjet policisë dhe SPAK.
Edi Rama kërkon ta kthejë Policinë e Shtetit, në një gardë pretoriane, që në rast të ndonjë telashi të madh të tij, të dalë në front të hapur luftimi me armiqtë e kryeministrit.
Lufta në këtë rast nuk do të jetë aspak e ftohtë, por e ashpër, madje edhe ‘trup më trup’. Kur sulmoi hapur “trimoshët e BKH me patllake”, dërgoi pikërisht sinjalin që askush nuk duhet të mendojë të afrohet, pasi do të ketë përgjigjen direkte.
Proda si Spiropali. Ka vene veton zonja.
U shkarkua ngaqë lejoi te digjet shtepia e xhaxhit enver, hahahahahahahhaahHahjHa , e padegjuar mbas 90-tes!