TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-04-01 19:51:00

Pamje apokaliptike, Greqia përballet me situatën e pazakontë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Pamje apokaliptike, Greqia përballet me situatën e pazakontë
Greqia përballet me situatën e pazakontë

Qyteti i Heraklionit në ishullin e Kretës po përjeton një përkeqësim të cilësisë së ajrit për shkak të pranisë së lartë të pluhurit afrikan.

Të dhënat e publikuara nga Observatori Kombëtar i Athinës tregojnë se përqendrimi i grimcave në ajër ka arritur deri në 1000 mikrogramë për metër kub.

Pamje apokaliptike, Greqia përballet me situatën e pazakontë

Ky nivel konsiderohet i rrezikshëm dhe lidhet me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin, sidomos për personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët dhe të moshuarit.

Pamje apokaliptike, Greqia përballet me situatën e pazakontë

Në qytet është krijuar një shtresë e dendur pluhuri që ka ulur ndjeshëm dukshmërinë. Në aeroportin “Nikos Kazantzakis”, ajo ka zbritur në rreth 600 metra, nga rreth 10 kilometra që është në kushte normale. Kjo situatë ka detyruar autoritetet të ndryshojnë menaxhimin e fluturimeve. Aktualisht realizohen vetëm ngritje avionësh, ndërsa uljet janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Pamje apokaliptike, Greqia përballet me situatën e pazakontë

Sipas parashikimeve meteorologjike, fenomeni pritet të vazhdojë deri më 2 prill. Ekziston edhe mundësia e një vale tjetër pluhuri në ditët në vijim.

Autoritetet shëndetësore u kërkojnë qytetarëve të kufizojnë daljet, të përdorin masa mbrojtëse dhe të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, veçanërisht grupet më të ndjeshme. Institucionet vijojnë monitorimin e situatës.

panik në izrael irani

Lini një Përgjigje