Protesta nuk mund të shërbejë kurrë si vendstrehim për këdo që ka bërë "krime", duke ndihmuar të keqen, që ka vjedhur taksat e qytetarëve apo ka firmosur ose ka votuar qorrazi çdo gjë që i ka kërkuar padrino gjatë kohës që ka qenë apo është në pushtet.
Protesta është zgjim i nervit të një shoqërie që i ka sosur durimi ndaj arrogancës, përbuzjes dhe vjedhjes nga qeveria, duke i përçmuar qytetarët e saj.
Protesta nuk është pronë apo monopol i askujt, qoftë ky individ apo grup individësh, por është një e drejtë e çdo qytetari, e fituar me protestë qysh në datë 7 dhjetor 1990, pas 45 vitesh diktaturë.
Të protestosh kundër kujtdo pushteti që nuk të respekton si sovran nuk është sakrificë, por detyrë qytetare dhe përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë.
Por protesta nuk mund të shërbejë kurrë si vendstrehim për këdo që ka bërë "krime", duke ndihmuar të keqen, që ka vjedhur taksat e qytetarëve apo ka firmosur ose ka votuar qorrazi çdo gjë që i ka kërkuar padrino gjatë kohës që ka qenë apo është në pushtet.
Se kam parë disa ish-kokrra hajdutësh pushteti apo hajdutë të pushtetit të sotëm që jo vetëm e bëjnë pis protestën, por ofendojnë edhe kauzën për të cilën qytetarët kanë dalë në protestë.
Protesta është kurajë, dinjitet, forcë, ndershmëri dhe qytetari.
Lini një Përgjigje