
The evening of May 11 and the morning of May 12, 2025 were like a three-wave explosion for every Democrat.
Elections that solve nothing. Time to undo the murderous formula of the electoral system that denies us democracy. Diaspora a staged theater and our failure!
preface
This article is addressed to the members of our political family. It is not intended to further burden the hearts and souls of democrats, it is not an attempt at protagonism and there is no illusion for any personal purpose. As always, I have never thrown stones at my house and I have openly ignored those who have. The roof of the house is repaired in good times – says Jack Ma – and now when the weather is bad, it has this difficulty. But we have a way forward.
So I chose to share this reflection at a critical moment, when the Democratic Party is facing the greatest pain, shock and battle since its creation. The risk of the longest opposition of its life. I chose this title of Harari not without purpose, a node towards a new journey, and borrowed his approach to populism and power. I could have remained silent and stayed in the comfort zone, but I thought I would write. Because this is not the time for silence. It is the time to speak openly and act honestly.
-May 11 and 12 – a three-wave shock
The evening of May 11 and the morning of May 12, 2025 were like an explosion with three shock waves for every democrat:
First wave: the shock wave, the opening of the boxes, the first shock of facing the brutal reality of the abuse found inside the boxes.
The second wave of every explosion is the fire, the flames that burn hopes, faith and expectations, the countdown.
Third wave: it is the smoke of boredom, propaganda, the media caught up in every government project, which blinds any clarity, displays distrust, accusations and division. Evening shows that poison the public with toxic analyses, blame the opposition, the leaders, demand punishment, from the simplest member to the main leadership, demand change, overthrow of hope!
Yes. There is a need for reflection. But this is not a moment to find small culprits. The culprits within us, the factors that we went through, or to understand how the opponent achieved this result. This is a moment to stop and understand who the real enemy is: is it the opponent with countless means, who stole, bought, blackmailed, used crime, made a contract with crime again to take power – or is there more? That's what we see and saw in the first and second wave of strikes, from the strike and the fire – but, as the smoke is spreading, I read the numbers, the percentages: 52% of the votes that translate into 83/140 mandates; a mandate that is somewhere 9,000 votes and somewhere 35,000 votes. There is another killer of democracy and our votes: the electoral system, which has killed the representation, hope and normal functioning of an opposition. It is the system that we accepted in these 12 years with naivety and political inability to see the other team's game to ensure this victory. The blindness that we did not see the diabolical game of the opposing team as it changed the rules of the game and others who shout: shoot the ball. How is it possible that we were so blind?!
I will return to this argument below, but let me say something briefly about what pertains to "smoke" and propaganda to directly find someone to punish today.
-Ordinary members and the organization?
Not even in my mind. I'm saying from the beginning that those who are not guilty in this whole process are not the ordinary members, the section heads, the commissioners, the committee members, the honest supermarket workers, who for 12 years in opposition were unable to have a better life, to have a job in the state, to receive some better income than the private sector, they were unable to have an honest business, because the competition of criminal money closely linked to the government, those who were forced to leave the mountains and the sea, by their parents, to leave Albania, certainly for a better life. Not our best base, our best people of the Democratic Party, our best people, work every day 12 hours, 16 hours, work in gas stations, supermarkets, do the most ordinary jobs, they are not deputies, they do not have good clothes and luxurious houses, they do not take their children abroad to school. Of course, the symbol I can find a lot is that our commissioners, who can never be guilty, are never guilty. If there is guilt, it is ours.
Political leaders who campaigned by presenting candidates by distributing leaflets? Who posted as the next Prime Minister or the next party leader a few days before the elections? Who said that SB will not be Prime Minister?
-The party leader who led the campaign?
My short preliminary answer is: Find me someone like Sali Berisha.
Kam pasur fatin ta njoh Sali Berishën shumë më të ri. E mbaj mend kur festoi 60 vjetorin me një ekip të ngushtë në 2004. Unë atëherë sapo kisha mbushur 30. Për më shumë se 20 vite kam qenë me të. Ishte ai që më ftoi t’i bashkohesha dhe ka qenë fat të mësoj nga njeriu që më krijoi një disiplinë në punë, të mos fik telefonin, të përgjigjem 24/7 – por që kurrë nuk arrita të vij as deri te çereku i përkushtimit dhe forcës në punë. Kemi fituar dhe kemi humbur beteja me të. Kam dhënë dorëheqje 8 vjet më parë, pa mirëkuptimin e tij, për të hapur rrugë të tjerëve, për të mos u tërhequr zvarrë nga marrëveshjet jo të dobishme në atë kohë në kurriz të drejtësisë, dhe iu riktheva punës që kam pasion dhe ku do të vijoj pjesën tjetër të jetës – por vijova miqësinë me të. Dhe asnjëherë nuk kam harruar të njoh punën, përkushtimin dhe sakrificën që ai ka bërë për këtë parti.
Më gjeni një tjetër që në moshën 80-vjeçare çohet në 6 të mëngjesit, bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës, ka 30 vjet në punë shtetërore dhe jeton në një apartament modest, dhe do jem i pari që do ta votoj. Kur të ketë një të ri që i afrohet, ta votojmë të gjithë bashkë. Por derisa të ndodhë kjo, derisa mos e largojmë atë që na ka mbajtur në këmbë për 3 dekada këtë familje politike, të ecim përpara. Koha nuk na pret dhe atë nuk e ndalim dot. Do t’i kthehem sërish këtij argumenti në fund të shkrimit.
-Zgjedhjet janë numra, jo moral. Populli a ka faj?
Kur populli nuk voton për ne, ne nuk duhet ta shajmë atë. Unë nuk e urrej popullin, as atë të majtë dhe as atë komunist.
Unë hyj te ata njerëz të cilët e shajnë popullin! Populli nuk shahet, nuk e ka fajin populli, nuk i vë fajin popullit, nuk e shikoj fajin te publiku, nuk e shoh fajin te tendenca.
Dikur, kur isha fëmijë, i urreja komunistët. Kur isha rreth 10 vjeç, i urreja për arsye personale. I urreja sepse kishin vrarë në ’44 vëllain e gjyshes, sekretar i përgjithshëm i Ballit, Zalo Vercunin. E vranë dhe e tërhoqën zvarrë në Korçë për t’ia treguar të gjithëve, dhe gjyshja ime qante çdo ditë derisa vdiq. I urreja komunistët sepse, në mënyrë të padrejtë, refuzuan t’i jepnin shkollën e lartë edhe pse kishin mesatare shumë të lartë në shkollën e mesme, vëllait dhe motrës sime. I urreja që vëllai punonte në moshën 19-vjeçare në bujqësi, punë të vështira, pasi kishte këtë biografi të keqe. I urreja komunistët që internuan hallën dhe fëmijët e saj të vegjël në mënyrë tërësisht të padrejtë dhe pa logjikë, vetëm se kunati i saj u arratis për një jetë më të mirë. I urreja komunistët sepse, kur isha 14 vjeç, nuk më lejonin të më jepnin gjimnazin, por më kërkonin të shkoja në shkollë profesionale, sa më detyruan të shkoja vetë 14 vjeç, të rrija një javë para komitetit të partisë për t’u kërkuar llogari, pasi ata njerëz komunistë që ishin në fshatin tim nuk ma jepnin mua shkollën, sepse pretendonin që unë do ta laja gjakun e luftës që ishte derdhur atëherë, 40 vjet më parë per shkak të biografise se keqe sipas tyre. U përpoqa dhe ia arrita në atë kohë, shkova në gjimnaz deri në 1990, dhe nëse nuk do të ishte Sali Berisha që do të rrëzonte komunizmin, nuk e di ku do të isha. Me rrëzimin e komunizmit, më në fund shkova në shkollën e lartë dhe pastaj pjesën tjetër e dini në Wikipedia. Po, në atë kohë i kam urryer, por më pas u çlirova. U çlirua tek unë çdo mendje që urreja. Sigurisht, kur isha 18-19 vjeç, kisha shokë të majtë në fakultet, në jetë, dhe ishin njerëz normalë, nga ata që shohim në zgjedhje. E bëra këtë prezantim të gjatë jo vetëm se nuk kam folur më parë për këtë pjesë të jetës, por për të thënë se nuk i urrej më as komunistët dhe as të majtët. Nuk më duan dhe as i dua, por nuk i urrej. Ndaj nuk i urrej ata që nuk na votuan në 2025.
Harari thotë se pushteti fitohet nga numrat, nuk fitohet me moral, por me kontroll mbi informacionin dhe mekanizmat. Populli nuk është as i verbër, as i paditur. Nuk është dele, as budalla. Ai reagon ndaj asaj që sheh, që ndjen dhe që preket. Kur sheh një opozitë të pafuqishme, një sistem të njëanshëm dhe një pushtet që e sfidon çdo ditë, ai largohet, frikësohet ose mbyllet në vete.
Nuk ishin psikopatë gjermanët që votuan Hitlerin, as rusët që votuan Stalinin, as shqiptarët që votuan Enverin për 45 vjet. Ata u përballën me një realitet të shtrembëruar nga pushteti. Kjo ndodh edhe sot.
-Sistemi i numrave: pengesa e madhe për ne!
Nga viti 2005 deri më sot, Partia Demokratike ka pasur afërsisht të njëjtin numër votash që kanë variuar bashkë me aleatë respektivë ndër vite 600–650 mijë. Por ndërkohë që në 2005 prodhonim 70 mandate, sot me të njëjtën votë prodhojmë vetëm 50 mandate.
Ky është rezultat i një sistemi proporcional rajonal me lista të mbyllura, i cili nuk mat drejt votën, por e deformon. Ky sistem është si një kosh, ku fituesi merr të gjitha e humbësi nuk përfaqësohet. Dhe ky sistem është firmosur nga ne, me duart tona, pa kuptuar se po nënshkruanim dështimin tonë afatgjatë.
-Mashtrimi i mandateve – Si deformohet vullneti i qytetarëve përmes matematikës zgjedhore
Shembull real: Zgjedhjet e vitit 2025
Partia Socialiste mori 730,000 vota dhe fitoi 83 mandate → 1 deputet për çdo 8,800 vota
Partitë e tjera te vogla morën 175,000 vota dhe fituan vetëm 5 mandate → 1 deputet për çdo 35,000 vota
Kjo është katërfishim i pabarazisë. Kjo nuk është demokraci. Kjo është vjedhje e organizuar dhe e legalizuar nga mendje te djallëzuara të palës socialiste dhe të pranuara me naivitet nga PD.
Nëse Partia Demokratike dëshiron të mbijetojë politikisht, së pari duhet të pranojë një të vërtetë të hidhur: – është sistemi që e mban në pushtet te majtën. Dhe ky sistem është hartuar me finesë të djallëzuar për ta bërë humbjen të detyrueshme.
-Grafikët nuk gënjejnë.
Në analizën që kam bërë për pesë qarqet kryesore – Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër – rezultatet janë të qarta dhe tronditëse:
Vota për PD qëndron konstante ose me luhatje minimale nga 2005 deri në 2025.
PS ka rritje graduale, por jo aq sa për të justifikuar rritjen dramatike të mandateve që merr.
Mandatet nuk pasqyrojnë votën popullore, por shtrembërimin që sistemi bën mbi votën.
Për shembull, në Tiranë, vota e PS është rritur me numra ndër vite, por numri i mandateve që fiton është rritur me mbi 40%. Kjo nuk është demokraci. Kjo është aritmetikë e paracaktuar politike.
-Pse ndodh kjo?
Sepse kemi një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura, ku:
Mandatet ndahen sipas qarqeve, jo sipas totalit kombëtar të votave.
Lista e mbyllur favorizon vetëm kryetarët dhe të emëruarit, jo kandidatët që kanë besim real nga qytetarët.
Partia që del e para në një qark, merr disproporcionalisht më shumë mandate, duke e kthyer gjithë sistemin në një garë të pabarabartë, pa frymë dhe pa alternativë.
Ky është një sistem i projektuar me qëllim të qartë për të ruajtur pushtetin me çdo kusht.
Dhe ne, për fat të keq, jemi bërë bashkëfajtorë me votën, heshtjen ose kompromisin.
Ky sistem është ilegjitim në frymë dhe në përmbajtje.
Sistemi vrastar është arkitekt i humbjes, jo votuesi.
-Kodi zgjedhor është një kurth i nënshkruar nga vetë ne: Sistem i pabarabartë për përfaqësim dhe penalizim të koalicioneve, që i kthen votat tona në mandate të humbura. Ne kemi gabuar kur kemi pranuar një Kod Zgjedhor që na dëmton në themel. Ky kod nuk është thjesht i padrejtë — është vetëshkatërrues për opozitën. Politika është numra, jo moral. Moraliteti pa mekanizëm përfaqësimi është i padobishëm. Prandaj, ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është një kërkesë teknike — është një kusht për mbijetesë politike.
-Diaspora, një teatër i dirigjuar nga kundërshtari, dështimi i madh i sistemit dhe organizimit tone.
Ka qenë 4 vjet më parë momenti kur kam njohur djemtë e diasporës, Florianin. Nuk e njihja, ma solli PD në zyrë në 2021, kur Lulëzim Basha dhe Sali Berisha kërkuan të gjenim çdo shkelje të mundshme për të kontestuar zgjedhjet (puna e çdo opozite, kjo është), dhe këtë proces e nisëm me kolegët e mi, Marashin, një nga djemtë e talentuar që kisha aty. Ishte dhe një ngjarje e rëndë ligjore se si Partia Socialiste përdori mekanizmin e pandemisë për të ndaluar emigrantët të votonin një javë para zgjedhjeve, duke i thënë se: “Nëse vini, do qëndroni në karantinë dhe nuk do keni mundësi të votoni.” Çështje fantastike për librin e zi dhe fushën time, të drejtat e njeriut — shkelje e të drejtës së votës, një çështje fantastike e të drejtës kushtetuese, për të cilën unë jam i pasionuar. Megjithatë, kisha dilemat e mia. Dilemat e mia, sigurisht, që qëllimi kryesor ishte të bëja faqen e zezë të qeverisë. Ky ishte qëllimi kryesor. Për këtë ngarkova Marashin të bënte padinë. U kujdesëm bashkë që të bënim një padi sa më solide, bashkë me ekspertë të tjerë të së drejtës ndërkombëtare, duke marrë të gjitha vendimet e gjykatave së botës — institucioni që unë respektoj më shumë mbi tokë. Punën e bëra falas dhe e publikova në rrjete sociale. Por mjaftoi një konferencë online për të cilën unë nuk isha shumë i informuar, pasi kisha pasur një ditë shumë të ngarkuar në punën time. Kur u futa për pak minuta, më kërkuan nëse unë do t’i mbështesja ata që, nëse do ta fitonin gjyqin, të shkonin ta ekzekutonin vendimin, t’i mbështesja nëpërmjet Partisë Demokratike. Në mënyrë të sinqertë i thashë që nuk investohem me këtë, sepse kjo i përkiste partisë dhe një debati absurd të kohës: kush do të mbajë godinën, kush do të mbajë selinë, dhe nuk dija si mund të kem hapësira, pasi në atë kohë e kishte ende Lulzim Basha selinë dhe numrin e deputetëve për ta mbështetur. I thashë që do përpiqem të flas me të dhe fola, por i thashë që si politikan nuk jam i bindur që kjo do na bëjë mirë si parti politike. Nuk jam i bindur se diaspora do e mbështesë Partinë Demokratike, sepse ne kemi dështuar historikisht me diasporën ndër vite. Dikush prezent që nuk e njihja bëri një shkrim që unë po punoja kundër PD. U përpoqa ta kontaktoja në FB dhe thashë që nuk e ka fajin diaspora që nuk e mbështet opozitën, por fajin e kemi ne. Ne kemi dështuar në 2013, kemi dështuar në 2017, kemi dështuar në 2021, dhe kjo gjë nuk dihet që do bëjë mirë. T’i kërkojmë opozitës të vendosë garanci që procesi, vota, mekanizmat të jenë të saktë, u provuan ndryshimet e duhura ligjore. Dhe kështu muajt ikën. Opozita, e zënë me sherret e veta, u kujtua pak javë para Kodit Zgjedhor. Me naivitet nuk ju vu vëmendja as në mekanizmat se si do silleshin votat, si do bëhej postimi, si do mbrohej vota dhe sigurisht edhe ekzekutimi, siç ne te Partia Demokratike na ka karakterizuar që zbatimin e vendimeve e kemi tmerrësisht të gabuar. Sidomos në 10 vitet e fundit. Marrja e vendimeve të forta ndoshta nuk ka qenë strategji e gabuar, por zbatimi i tyre ka qenë llahtarisht i gabuar, që sollën edhe armiqësinë me partnerët tanë ndërkombëtarë në 8 vitet e fundit. Dhe kështu shkoi dhe diaspora.
-Dobësi në mbrojtjen e votës:
Pa strukturë mbrojtëse të votës, pa vëzhgues të trajnuar, pa logjistikë, çdo betejë zgjedhore humbet që në nisje. Por jo vetëm kaq. Ne dështuam t’i takojmë, t’u flasim. Përveç 4-5 takimeve të SB, pjesa tjetër kanë ekskursione, asnjë matricë numerike, asnjë kontakt. Unë jam i lumtur që me ekipin mbrojtëm të drejtën për të votuar çdo shqiptar. Unë jam njëri që e dashuroj vendin tim, e dashuroj kushtetutën, i dua njerëzit, shqiptarët e mi edhe kur ata janë të majtë, edhe kur ata janë të djathtë, kur janë me ngjyrë, kur janë pa ngjyrë. Ky jam unë, Eduard Halimi, avokat, jurist, dhe për mua çdo qytetar shqiptar nëpër botë ka të drejtë natyrale për të votuar dhe për të zgjedhur kë të dojë ai. Në qoftë se nuk e do aq shumë Sali Berishën, le të votojë kë të dojë, votuesin politik. Kjo është një e drejtë që nuk duhet t’ia ndalojë një personi. Po pse nuk voton ai Sali Berishën, por voton Edi Ramën? Për këtë nuk e ka fajin as kushtetuta. Fajin e kemi ne. Fajin e kemi ne, se nuk u morëm të vinin shtëpi më shtëpi, të takonim emigrantët, por bëmë shëtitje në Evropë. Kam 295 kushëri, motra, vëllezër, emigrantë dhe i kam marrë në telefon që nga Australia, Greqia, Italia, Gjermania, Amerika, Austria, dhe i kam thënë: A ju ka marrë kush në telefon për të votuar nga PD? A ju kontaktoi kush për t’ju ftuar në takime? Askush. Disa herë ja kam shpërndarë dhe dërguar emrat dhe kontaktet Flamur Nokës, disa herë i kam thënë Spahos, disa, askush nuk merrte. Përpjekjet tona për diasporën ishin dështim. Dështim në prurje, rritje të numrit të votuesve. Është rritja të cilën ti nuk e kthen dot më, sepse përton, sepse je dembel, sepse nuk arrin dot, nuk e sheh. Sikur të kishin lënë një në listë të hapur vetëm votat e diasporës, do e shikonin edhe më qartë të vërtetën. Nuk kam dëshirë të sulmoj askënd, sepse qëllimi im është vetëm një analizë ende e përciptë dhe kërkoj ndjesë nëse lëndoj ndokënd. Por ne e sabotuam mekanizmin e diasporës. Ne që shpallëm vitin e diasporës, sabotuam mbrojtjen efektive të të drejtës së tyre. Jo me dashje, por me përtese dhe ndoshta paaftësi.
-Nexus ynë i PD
PD-ja dje ka zgjedhur të jetë midis konfrontimit dhe reformimit. Por ne e dimë që vetëm një parti që ka ndershmëri me vetveten, guxim për t’u përballur me gabimet dhe një projekt për të ardhmen, mund të rikthehet si shpresë për Shqipërinë.
Ky është momenti NEXUS – pika ku lidhim gjurmët e së shkuarës me vizionin e së ardhmes. Dhe kjo ndodh vetëm nëse ne vetë bëhemi ndryshe, jo vetëm flasim për ndryshim. Unë jam plotësisht dakord me konfrontimin për zbulimin e çdo abuzimi me votën, çdo vjedhje, shantazh, manipulim, por paralelisht ta nisim nga vetja: të kërkojmë asgjësimin e mekanizmit vrastar të zgjedhjeve – Kodin Zgjedhor. Me këtë Kod Zgjedhor, nuk ka më zgjedhje. Kërkohet sistem i ri kombëtar. Vota e diasporës të jetë kushtetuese dhe efektive. Një grup, një ekip me njerëz të zgjuar, shumë më të zgjuar edhe se ne, edhe se ata të palës kundërshtare, që të ndërtojmë një sistem të qartë që njeh barazinë e votës me një sistem që eliminon epërsinë kriminale të kundërshtarit që me 52% të votave merr 83 mandate (75% të parlamentit). T’i kërkojmë falje demokratëve që ramë dakord dhe t’u premtojmë atyre që jo vetëm nuk e njohim, por kurrë nuk do biem më pre e këtij manipulimi. Dhe ky ekip i ri, jashtë apo brenda partisë, të na krijojë një dritë në fund të tunelit si Nexus. Kjo do të ishte sfidë e kuptueshme për partitë tona partnere – për njohjen ose jo dhe për zgjedhjet e tjera. Të hysh apo jo në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, edhe ngjit edhe jo, por të kërkosh të hysh me rregulla loje të barabarta, absolutisht po.
Të ngremë ekipe numerike të PD me të rinj anembanë vendit, të ngremë frymën e ndryshimit, të ngremë ekipe që do të shembin urat e kalbura të pallatit të kundërshtarit politik me denoncime ditore e javore.
-Lidership i ri?
Unë e di që nuk e kemi tani një të ngjashëm si Sali Berisha. Unë nuk kam qenë kurrë servil, as jam, as kam mbajtur pranë servilë. Por kjo është pikëpamja ime. Por filloni dhe krijoni dikë, që të punojë të paktën sa gjysma e tij, të ngrihet në mëngjes në 6 e të flejë në 2 të natës duke menduar për partinë, që mos bëjë kompromis me kundërshtarin, që të vendosë në disiplinë partinë dhe grupin parlamentar; që t’u kërkojë deputetëve të hapin zyra në çdo zonë dhe të raportojnë çdo të premte mbi takimet, jo t’i takojnë vetëm për zgjedhje votuesit; që mos lejojë deputetët të bëjnë kompromise personale dhe të mbajë qëndrime të forta nëse e bëjnë; që të disiplinojë në denoncime dhe përballje me kundërshtarin në TV – të jetë rregull javor dhe kush neglizhon, largohet; se fjalimet në parlament, nëse do të shkojnë, të kenë një narrative dhe kush nuk pranon, t’i lërë vendin tjetrit; se meritokracia nuk ka të bëjë me moshën, por me intelektin; se ambicia nuk varet nga pazaret e vogla; se “xhaketa të vjetra e të reja” është term komunist; se vlera varet nga guximi dhe përkushtimi; se drejtues politik dhe deputet duhet të bëhesh dhe jo të emërohesh; se partia nuk mund të jetë vetëm grupi parlamentar, por një familje e madhe me një oborr të mbushur me ekipe përfaqësuese në godinën e bukur buzë Lanës; se drejtuesi i forumit të mos jetë më shumë se 25 vjeç dhe të punojë 24h për PD, etj., etj.
And when we start putting our house in order and identifying someone who will be capable, like Sali Berisha, of getting up at 5-6 in the morning and going to bed at 1 in the morning thinking about the Democratic Party, I am ready to come vote for him without hesitation at 1 in the morning.
This is our Nexus!
Lini një Përgjigje