TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-04-01 14:55:00

Atentat ndaj kryetarit të Komunës në Maqedoninë e Veriut, plagoset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Atentat ndaj kryetarit të Komunës në Maqedoninë e Veriut,

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Autorët kanë qëlluar ndaj makinës së kryetarit, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i tij, i cili po dërgohet në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për” Kurir”, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Paç Toshkovski.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.

Lini një Përgjigje