TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-04-24 10:18:00

U kap me 3 armë zjarri, kush është 48-vjeçari që u arrestua në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 3 armë zjarri, kush është 48-vjeçari që u

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap në flagrancë në posedim të tre armëve të zjarrit në zonën e njohur si “Ura e Gjirozës”, pranë Unazës së Madhe.

Sipas burimeve për “Pamfleti”, i arrestuari është shtetasi Ligor Mehmeti, i cili dyshohet se lëvizte me automjet duke transportuar armë dhe i shiste ato në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Tufinë dhe Fresk.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua nga efektivët e Komisariatit nr. 4, të cilët gjatë kontrollit sekuestruan tre armët e zjarrit si prova materiale.

Burime paraprake bëjnë me dije se hetimet janë thelluar, pasi dyshohet se në këtë aktivitet të paligjshëm mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Nuk përjashtohet mundësia për një rrjet të organizuar të trafikut të armëve.

Policia vijon punën për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal.

 

 

Lini një Përgjigje