TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-02-21 12:29:00

Berisha paralajmëron Ramën: Do sulmojmë selitë e PS në gjithë vendin! 

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paralajmëron Ramën: Do sulmojmë selitë e PS në
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së ë djeshm të PD, ku forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Berisha e cilësoi ndërhyrjen si sulm ndaj selisë së PD dhe vendosi përgjegjësinë mbi kryeministrin Edi Rama. Ai paralajmëroi se çdo veprim i tillë do të pasohet me kundërpërgjigje ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

"Janë hedhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD-së dhe pluralizmit.

Me këtë rast, u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS-së në çdo rreth dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin kundërpërgjigje ndaj selive të partisë së tij në të gjithë territorin e vendit.

Ndaj hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër. Nëse sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet tuaja", u shpreh Berisha. 

Me këtë qëndrim, kreu i PD e zhvendos përplasjen nga protesta në terren drejt një paralajmërimi të hapur për përballje politike në nivel kombëtar.

sali berisha partia demokratike protesta e pd

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    Ooooo doktor!Mos e thuj dy here kete llaf ore se ta futi Rama e te gdhihesh prapa hekurave me breke e lepitka,se ste lene dhe te vishesh ata.Ti e di qe te kane qef,o gjhshooo

    Lini një Përgjigje